LAJMI I FUNDIT:

Kompania LG prezanton identitetin e ri të markës së saj

Kompania LG prezanton identitetin e ri të markës së saj

LG e prezantoi logon e saj të re të kompanisë, një logo kjo e cila përfshinë një pamje më të rrafshët dhe një hijezim më të çeltë të ngjyrës të kuqe të emëruar “LG Active Red”.

Slogani i famshëm i markës “Life’s Good” do të përdoret më gjërësisht në brendimin dhe paketimin e produkteve e gjithashtu do të përmbajë një tipografi të re. LG po shkon drejt një pamje më “dinamike dhe më rinore” me të cilën shpreson se do të rinovojë identitetin e markës së saj.


“Pasja e një strategjie të fortë dhe të qëndrueshme të markës na mundëson të komunikojmë më mirë propozimin tonë të vlerës dhe identitetin unik, i cili ndërthurë në mënyrë harmonike inovacionin dhe ngrohtësinë”, deklaroi William Cho, drejtor ekzekutiv i LG Electronics, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

William ndër të tjera shtoi: “Me implementimin e strategjisë së re të markës, LG synon të bëhet një markë ikonike që rezonon me konsumatorët për të tejkaluar brezat dhe vendndodhjet e ndryshme”.

LG po kërkon gjithashtu të shtojë më shumë shprehje në logon e saj në ueb duke përdorur lëvizje shprehëse si shkelja e syrit, buzëqeshja dhe tundja e kokës. /Telegrafi/