LAJMI I FUNDIT:

Kompania gjermane Horn & Co hap pikë në Kosovë, presidentja e falënderon shumë

Kompania gjermane Horn & Co hap pikë në Kosovë, presidentja e falënderon shumë

Një investim i madh nga Gjermania i është shtuar sot Kosovës, i cili është inauguruar në Prishtinë.

Laboratori i analizave të materialeve të ngurta, i cili është i pari, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, mblodhi rreth vetes figurat kryesore politike të Kosovës dhe diplomatë gjermanë.


Kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në prerjen e shiritit të laboratorit të kompanisë Horn & Co, e vlerësoi këtë investim shumë të rëndësishëm, duke shtuar se me këto veprime Gjermania po tregon se mbetet partneri më i rëndësishëm i Kosovës në Bashkimin Evropian. Sipas saj, ky investim është dëshmia më e mirë se bashkëpunimi Kosovë-Gjermani po forcohet.

Për investimin në Prishtinë ka folur edhe drejtori i kompanisë Horn & Co, Loras Fuchtjohann, të cilin e gëzon kjo hapje sepse përkon me 100-vjetorin e themelimit të kompanisë.

Edhe zëvendësambasadori gjerman në Kosovë, që ishte i pranishëm në ceremoni, shtoi se ky investim sot i përket një dimensioni tjetër nga ai që kemi parë deri më tani nga kompania gjermane Horn & Co dhe se ky është një investim që ka kushtuar shumë para.

Laboratori, i cili është edhe në bashkëpronësi të biznesmenit shqiptar Argjend Kamberaj, do t’u shërbejë të gjitha kompanive dhe prodhuesve kosovarë për të përmirësuar cilësinë e produkteve të tyre dhe se me këtë laborator, rrugët dhe ndërtesat e Kosovës do të jenë më të sigurta.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori