LAJMI I FUNDIT:

Kompania që paguan për të pirë verë në komoditetin e shtëpisë

Kompania që paguan për të pirë verë në komoditetin e shtëpisë

Nëse jeni ndier sikur nuk e keni gjetur punën e ëndrrave tuaja deri më tani, kjo mund të jetë zgjidhja e duhur.

Një kompani e verës ofron rreth 270 euro për një testues zyrtar për dy krijime të reja.


Vintage Roots është një shitës i verës organike dhe kompania do të paguaj një person rreth 270 euro për të pirë 12 shishe verë.

Të zgjedhurit do t’i dërgohen dy lloje të verës, me nga gjashtë shishe nga secili lloj.

Më e mira është se shishet e verës vijnë menjëherë në pragun tuaj, do të thotë se nuk do të duhet të dilni nga shtëpia juaj për të pirë verë dhe për të fituar para.

Fatkeqësisht, megjithëkëtë, Vintage Roots thotë se kjo është një ofertë vetëm për një herë, kështu që pasi të merrni paratë kompania nuk do t’ju japë domosdoshmërisht punë të tjera për shijimin e verës.

Kjo është ajo që shkruan në faqen e internetit të kompanisë:

“A keni ëndërruar të kaloni verën tuaj duke pirë verën në kopsht? E konsideroni veten njohës të verës? Mund të kemi punën e përsosur për ju …

Pavarësisht nëse jeni një fans i verë së kuqe apo verë së bardhë, Vintage Roots po kërkon dikë që të bëhet një shijues profesional i verës, duke shijuar verën më të mirën organike nga komoditeti i shtëpisë së tyre, ndërsa fitojnë rreth 270 euro në të njëjtën kohë”.

Për të marrë pjesë, ju duhet të jeni një qytetar në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 18 vjeçare ose më lartë dhe ju duhet të postoni një foto të vetes duke pirë një gotë verë (të çfarëdo lloji) në Twitter, Facebook, dhe profilin e Instagram dhe të etiketoni VintageRootsltd. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Testi i famshëm i psikologut danez: Atë që e shihni të parën në foto, pa asnjë gabim zbulon karakterin tuaj më të rëndësishëm!

Lifestyle
Kalo në kategori