LAJMI I FUNDIT:

Kompania e themeluesit të Twitterit, “Square” ka blerë Bitcoin në vlerë prej 50 milionë dollarësh

Kompania e themeluesit të Twitterit, “Square” ka blerë Bitcoin në vlerë prej 50 milionë dollarësh

Kompania e shërbimeve financiare, e cila drejtohet nga bashkëthemeluesi dhe CEO i Twitter (TWTR), Jack Dorsey, njoftoi të enjten se bleu 4,709 Bitcoin me çmimin prej 50 milionë dollarësh.

Investimi përfaqëson pothuajse 1 për qind të totalit të aktiveve të kompanisë “Square”, në tremujorin e dytë të vitit 2020, raporton CNN.


“Ne besojmë se Bitcoin ka potencialin të jetë një monedhë më e kudogjendur në të ardhmen”, tha në përmes një deklarate zyrtari kryesor financiar i “Square”, Amrita Ahuja.

Kjo nuk është ndërhyrja e parë e Square në monedha virtuale. Në vitin 2018, kompania zgjeroi shërbimin e saj të pagesave mobile Cash App për të mbështetur tregtinë e Bitcoin, madje edhe për përdoruesit pa llogari bankare.

Në gusht, kompania raportoi se të ardhurat e Bitcoin nga Cash App u rritën 600 për qind, përkatësisht 875 milionë dollarë.

Ndryshe, pasi “Square” bëri publik lajmin e blerjes, çmimi i një Bitcoin u rrit më shumë se 2 për qind në rreth 10,900 dollarë. /Telegrafi/