LAJMI I FUNDIT:

Kompania Fluidi merr licencën për prodhimin e produktit Helga

Kompania Fluidi merr licencën për prodhimin e produktit Helga

Korporata e njohur nga Kosova, Fluidi Corporation, e cila operon në tregun kosovar që nga viti 1994 me produktet e saj të lëngjeve të gazuara dhe të pa-gazuara, tashmë është licencuar edhe nga një kompani e njohur Gjermane Hello Helga, për prodhimin e pijes natyrale Helga.

Produkti Helga është pije unike freskuese me përmbajtje të algave. Kjo pije si bazë të saj e ka algën Chlorela, përbërës i cili sipas nutricistëve konsiderohet si element me vlera të larta ushqyese.

Pija Helga është jo-alergjike dhe pa laktozë, me vlera të ulëta të karbohidrateve si dhe opsion shumë i mirë vegan dhe vegjetarian. Një shishe Helga me 290 ml përmban një të katërtën e kërkesës individuale të përditshme të vitaminës B12, kurse ka 30 kalori më pak se sasia e njëjtë e lëngut të mollës.

Helga është pije e përzier me ujë, sheqer panxhar, dioksid karboni, alga chlorella të ujërave të ëmbla dhe acidulants. Pija Helga është një përzierje e fshehtë bimore dhe e frutave që i jep shijen natyrale dhe gjithashtu shuan etjen në çdo kohë.

Që nga viti 2017, Fluidi arriti sukses duke u licencuar për prodhimin e këtij produkti unik. Helga tanimë është prezente ne tregun gjerman dhe atë austriak, me një rrjetëzim të gjerë brenda këtyre tregjeve, kurse më së shpeshti gjendet në rrjetin e njohur te restoranteve Nordsee (Wir Sind Fisch) me vendndodhje në Gjermani dhe Austri.

Përkundër rrethanave të vështira dhe konkurrencës së madhe, Fluidi ka përmbushur të gjitha standardet e kualitetit dhe ka bërë emër tek konsumatorët e saj duke e zgjeruar kështu dita ditës tregun e saj të synuar.

Artikull i sponzorizuar