LAJMI I FUNDIT:

Kompania britanike sjell “biokarburantin” për veturat klasike – ka një çmim të jashtëzakonshëm

Kompania britanike sjell “biokarburantin” për veturat klasike – ka një çmim të jashtëzakonshëm

Një kompani e derivateve nga Mbretëria e Bashkuar ka lansuar një “biokarburant” të ri për të cilin pretendohet se është dizajnuar për të furnizuar veturat klasike – por përzierja e derivateve që redukton emetimet vjen me një çmim të lartë në krahasim me karburantin “pa plumb” nga karburanti i zakonshëm.

Start-upi britanik Coryton i tregton biokarburantet e saj – të cilat përmbajnë një përzierje të benzinës pa plumb dhe komponimeve bio-organike nga mbetjet bujqësore – si “Sustain Classic”, duke pretenduar se mund të reduktojë emetimet e gazrave të makinave klasike me “të paktën 65 për qind”.


Përderisa fokusi i kompanisë është shitja e karburantit të saj tek pronarët e veturave elektrike, nuk jep arsye se pse produkti i saj punon më mirë tek veturat më klasike sesa biokarburantet ekzistuese – ose benzina e zakonshme pa plumb – në treg, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Coryton shet tre “nivele” të biokarburanteve: nivelet “Super 33” dhe “Super 80” përmbajnë benzinë pa plumb me 98 oktan dhe prej 33 deri në 80 për qind materiale të ripërtrishme, përderisa niveli “Racing 50” është një përzierje e benzinës me 102 oktan nga motor-sporti dhe 50 për qind materiale të ripërtrishme.

Megjithatë biokarburantet e Coryton kanë një çmim më të lartë në krahasim me benzinën me 98 oktan.

Super 33 ka një çmim prej 4.42 eurove për litër, Super 80 vije me një çmim prej 5.41 euro për litër, ndërsa Racing 50 ka çmim prej 6.10 euro për litër, përderisa çmimi i benzinës së “rregullt” me 98 oktan fillon nga 1.84 euro. /Telegrafi/

UK firm launches ‘biofuel’ for classic cars – with an eye-watering price tag

UK firm launches ‘biofuel’ for classic cars – with an eye-watering price tag