LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Ministrave miratoi aplikimin e Kosovës, Xhaçka: Një hap i parë i rëndësishëm drejt anëtarësimit në KiE

Komiteti i Ministrave miratoi aplikimin e Kosovës, Xhaçka: Një hap i parë i rëndësishëm drejt anëtarësimit në KiE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE.

Vendimin e Komitetit të Ministrave, kryediplomatja shqiptare e cilëson si një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një vendi për Kosovën në KiE.


“Lajme të mira nga Këshilli i Europës! Komiteti i Ministrave vendosi që të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim dhe ia dërgoi Asamblesë Parlamentare për opinion. Një hap i parë i rëndësishëm për t’i dhënë Kosovës vendin e saj të merituar në Këshill.” ka shkruar Olta Xhaçka në Twitter.

Lajmin për pranimin e aplikimit të Kosovës e bëri të ditur vetë ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, që konfirmoi se Komiteti i Ministrave miratoi vendimin që aplikimi i Kosovës të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare.

Gërvalla sqaroi se Komiteti që përfaqëson 46 shtetet anëtare të KiE, mori këtë vendim në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave.

“Flamuri i Republikës së Kosovës së shpejti do të valvitet me krenari në mesin e anëtarëve të Këshillit të Evropës”, shkroi presidentja Vjosa Osmani, në reagimin e parë pas lajmit pozitiv.

Një koment për këtë zhvillim pozitiv pati edhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se Kosova do të jetë një vlerë e shtuar për Këshillin e Europës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori