LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit: Viktimat e dhunës familjare janë viktima edhe nga institucionet

Komiteti i Helsinkit: Viktimat e dhunës familjare janë viktima edhe nga institucionet

“Përvoja e viktimave për paraqitjen e dhunës familjare në Qendrën sociale tregon se rregullat e veprimit në raste të dhunës familjare nuk respektohen nga punëtorët social. Raporti i tyre ndaj viktimës shpesh herë është subjektiv dhe joprofesional, që është palejuar duke parë parasysh se ky është një nga institucionet kryesor ku ballafaqohen vikitmat e dhunës familjare” thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit për muajit nëntor.

Ata shtojnë se marrëdhënie e tillë shkakton dekurajimin e viktimës dhe paraqet kufizim të së drejtës për të përdorur mekanizma mbrojtës në rastet e dhunës familjare. Komiteti i Helsinkit thekson nevojën e informimit të viktimave për shërbimet falas që i ofrojnë organizatat joqeveritare – këshillim falas juridik dhe ndihmë juridike, si dhe shoqërim pranë institucioneve kompetente për mbrojtjen e dhunës familjare, njofton  Telegrafi Maqedoni.

“Në muajin maj tre gra kanë raportuar në Komitetin e Helsinkit për të drejtat e njeriut se janë viktima të formave të caktuara të dhunës familjare. Ekipi juridik i palëve ju siguroi këshillim juridik dhe ju dha ndihmë juridike. Në një nga rastet pala ishte e shoqëruar nga një përfaqësues i Komitetit të Helsinkit në Qendrën për punë sociale. Atje pala u përball me rezistencë nga punonjësit social në kohën e raportimit të dhunës në familje. Domethënë, pala është viktimë e dhunës nga ish-partneri me të cilin asnjëherë nuk ka ndarë hapësirë të përbashkët. Punëtori social nuk dëshironte ta pranojë raportimin me arsyetimin se nuk mund të bëhet fjalë për dhunë familjare në rastet kur kryesi dhe viktima nuk kanë jetuar bashkë. Përfaqësuesi i ekipit juridik i Komitetit të Helsinkit ju ceku punëtorëve social në Qendrën për punë sociale se kjo është në kundërshtim me Ligjin për parandalim, ndalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, ku dhuna familjare është e definuar si: ‘malltertim, ofendim, kërcënim të sigurisë, lëndimi trupor, frikë’. Pas gjysmë ore punëtori social e pranoi raportimin për dhunë në familje, duke u sjellur jo profesionalisht dhe në mënyrë jo korrekte ndaj viktimës gjatë gjithë procedurës”, thonë nga Komiteti i Helsinikit.

Në raportin për muajin nëntor të Komitetit të Helsinkit shkruan se Gjykata Themelore Shkupi 2 në Shkup më 18 tetor mori vendim për shquipimin e masave për mbrojtje nga dhuna familjare. Propozimi është dorëzuar nga ana e viktimiës më 20.08.2018, kundër kryesit të dhunës në familje që ka qenë në marrëdhënie të afërta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori