LAJMI I FUNDIT:

Komiteti ekzekutiv i FFK-së: Agim Ademi kryetar deri në vitin 2022

Komiteti ekzekutiv i FFK-së: Agim Ademi kryetar deri në vitin 2022
Agim Ademi (Foto: FFK-Kosova)

Komiteti Ekzekutiv FFK-së, ka këmbëngulur me në një reagim ndaj raportimeve në media se kryetari do të rizgjidhet më 2020.

Sipas tyre Agim Ademi do të vazhdojë ta mbajë postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) deri në përfundim të mandatit më 2022.


Në një reagim të ashpër, Komiteti Ekzekutiv (KE) i organit qeverisës së futbollit në vend, i ka dënuar, siç ka thënë, përpjekjet e atyre që po bëjnë përpjekje për të mbledhur nënshkrime për thirrjen e zgjedhjeve për kryetar të ri të FFK-së, duke akuzuar edhe njerëz brenda institucionit të tyre.

KE-ja thotë se Ademi, i zgjedhur më 2018, njihet si kryetar i FFK-së me mandat katërvjeçar nga shtëpitë botërore dhe evropiane të futbollit, FIFA dhe UEFA.

Reagimi i plotë i KE-së:

Deklaratë e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, pas shkrimeve të pavërteta dhe që kanë qëllim për të sjellë konfuzitet tek komuniteti i futbollit, lëshon këtë:

DEKLARATË

Përkundër sukseseve të jashtëzakonshme të futbollit kosovar, grupet e njohura për opinion që s’kanë të bëjnë fare me futbollin, e të cilët po e sakrifikojnë edhe një ”karrierist” të paskrupullt nga Administrata, vazhdojnë të bëjnë fushatë të egër të mbledhjes së nënshkrimeve, kinse për të propozuar kandidatë për kryetar.

Iu përkujtojmë edhe një herë të gjithë atyre që mundohen të përfitojnë nga intrigat dhe konfuziteti se:

1.Kryetari i FFK-së, z. Agim Ademi është zgjedhur më 6 korrik 2018, për mandat katërvjeçar, i votuar në mënyrë unanime nga të gjithë delegatët e Kuvendit pa asnjë vote kundër.

2.Procesverbali i është dërguar UEFA-s, FIFA-s, MKRS, Ministrisë së Administratës Publike dhe KOK-ut;

3.Në Kuvend ishin prezent delegatë nga UEFA, nga FIFA, MKRS, KOK, Federatat tjera etj. dhe kanë raportuar për një Kuvend jashtëzakonisht të qetë, të rregullt ligjërisht dhe pa asnjë kundërshtim apo vërejtje.

4.Raporti i delegatëve të FIFA-s dhe UEFA-s si dhe urimi i Kryetarit të FIFA-s dhe UEFA-s përmend qartë mandatin katërvjeçar dhe uron suksese në punën e tij.

5.Vetëm delegatët e Kuvendit e kanë të drejtën ekskluzive që në çdo kohë të kërkojnë llogari nga çdo anëtar i saj, e jo grupet me të kaluar të dyshimtë dhe me qëllime të pastra përfitimi e destabilizimi të futbollit kosovar.

Vitin e ardhshëm do të bëhet rizgjedhja e anëtarëve të KE-së, të cilat zgjedhje do të bëhen në regjionet e futbollit dhe këtë zgjedhje të anëtarëve të KE-së, Kuvendi i FFK-së e vërteton në kohën dhe afatet e caktuara me ligj.

Me respekt,

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori