LAJMI I FUNDIT:

Komisionin për Punë të Jashtme do ta udhëheqë Vjosa Osmani

Komisionin për Punë të Jashtme do ta udhëheqë Vjosa Osmani

Komisioni për Punë të Jashtme ka mbajtur mbledhjen e tij konstituive. Ky komision do të ketë 11 anëtarë, ku kryetare e këtij komisioni është Vjosa Osmani nga LDK-ja.

Zëvendëskryetarja e parë Time Kadrijaj, zëvendëskryetar i dytë Danush Ademi nga 6+, Aida Dërguti nga VV, Visar Ymeri nga VV, Dukagjin Gorani nga VV, Doruntinë Maloku nga LDK, Elmi Reçica nga PDK, Evgjeni Thaci nga PDK, Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, Srgjan Mitroviq nga Lista Serbe.


Me këtë rast, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, tha se kjo është një fushë që kërkon bashkëpunim jashtëzakonisht të madh të partive politike.

Zëvendëskryetarja e parë, Time Kadrijaj, tha se janë një ekip i mirë, e që sipas saj politika duhet të jetë jashtë komisioneve parlamentare.

Pjesë e planit të këtij komisioni është edhe raportimi i Komisionit të ri për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e që kjo pikë ngjalli reagime të anëtares së AAK-së, Time Kadrijaj dhe anëtarit të Vetëvendosjes, Dukagjin Gorani.