LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për matjen e territorit tashmë ka në dispozicion të gjitha materialet

Komisioni për matjen e territorit tashmë ka në dispozicion të gjitha materialet

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, tashmë ka në dispozicion të gjitha materialet bashkë me gjetjet relevante për procesin e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, analizës dhe studimit të tij nga ekspertët brenda organizatave dhe agjencioneve profesionale, shkencore dhe menaxheriale, Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës iu dorëzuan të gjitha materialet, bashkë me gjetjet relevante për procesin.


Komisioni sot, më 10 shkurt 2017, organizoi takimin e radhës ku specialistët e këtyre organizatave dhe agjencioneve prezantuan të dhënat gjeoinformative, hartat e kadastrit të tokave dhe të komunave administrative, planet zhvillimore e mjedisore, hartat topografike, skicat, të dhënat statistikore, baza ligjore, faktet shkencore, etj. Secila organizatë dhe agjencion i prezantoi rezultatet e punës së vet”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej Komisioni përmes këtij njoftimi ka bërë të ditur se shumë shpejt do të organizoj edhe vizita në terren, duke thënë se mirëpret çdo dëshmi, vërejtje dhe sugjerim të argumentuar.

“Nuk është vonë që të gjithë specialistët e gjeoshkencave, ekspertët e shkencave të afërme dhe qytetarët, me njohuritë e tyre, të kontribuojnë në ndriçimin e së vërtetës për madhësinë territoriale të Kosovës dhe problemet dhe dilemat eventuale.

Komisioni do të bëjë sistemimin e të gjitha rezultateve për të hartuar raportin final të problemit dhe pastaj të gjitha materialet dhe gjetjet do t’i ofrohen opinionit për diskutim publik. Do të caktohen ditët kur opinioni profesional dhe opinioni i gjerë mund të kenë qasje në materialet dhe gjetjet përkatëse.

Komisioni mirëpret çdo dëshmi, vërejtje dhe sugjerim të argumentuar. Gjatë ditëve në vijim, sipas nevojës, Komisioni do të organizoj edhe vizita në terren për verifikimin e pikave me të cilat vërtetohet mbulueshmëria me dokumentacion administrativ e hartografik”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori