LAJMI I FUNDIT:

​Komisioni për Integrime Evropiane miraton amendamentin e Projektligjit për IPA 2016

​Komisioni për Integrime Evropiane miraton amendamentin e Projektligjit për IPA 2016

Komisioni për Integrime Evropiane me nëntë vota pro ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e “Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

Këtë projektligj e ka prezantuar Besnik Bislimi zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i cili theksoi se ky amendament mundëson shtyrjen e afatit nga 2023 në 2024 për ekzekutimin e projekteve, të cilat sipas tij kanë ngecur për shkak të pandemisë COVID-19.


Ani pse kanë mbështetur këtë projektligj, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) patën kritika.

Blerta Deliu Kodra nga ky subjekt ka kritikuar zëvendëskryeministrin Bislimi për siç tha ajo, mos rritje të buxhetit për Departamentin e integrimeve evropiane.

Derisa deputetja Deliu Kodra tha se me projektbuxhetin e vitit 2022 është rritur buxheti për Zyrën e Kryeministrit.

Siç njofton KP, Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Po ashtu ky Komision ka miratuar edhe Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendi, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori