LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Arsim fton sërish SBASHK-un dhe MASHT-in për një takim të përbashkët

Komisioni për Arsim fton sërish SBASHK-un dhe MASHT-in për një takim të përbashkët

Komisioni për Arsim ka diskutuar sot lidhur me mos mbajtjen e orëve mësimore të cilat janë humbur në grevën që mësimdhënësit kanë mbajtur. Deputetët kanë kërkuar që orët e humbura të zëvendësohen.

Komisioni ka marrë vendim që të mërkurën në ora 10:00, të ftohen SBASHK-u, MASHT dhe këshilli i prindërve për të diskutuar kompensimin e orëve.


Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, ka thënë se qëndrimi i komisionit është që të zëvendësohen orët e humbura.

“Komisioni për arsim është për kompensimin e orëve. Ne mendojmë se është gabim nëse nuk kompensohen orët, me moszëvendësim po dëmtohen nxënësit”, tha ai.

Edhe deputeti Driton Çaushi, ka thënë se është një papërgjegjësi e madhe që nuk janë duke u kompensuar orët mësimore.

Ndërsa deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se për të ka qenë e pabesueshme që SBASHK-u thërret për mos kompensim të orëve. /kp/