LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të martën shpalos rezultatet

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të martën shpalos rezultatet

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka vendosur që t’i ofrojë opinionit për diskutim publik gjithë dokumentacionin dhe gjetjet profesionale, shkencore dhe menaxheriale që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin i prezantoi materialet dhe gjetjet nga terreni lidhur me verifikimin e segmenteve dhe pikave me të cilat vërtetohet mbulueshmëria me dokumentacion administrativ dhe hartografik.


“Komisioni më 21 shkurt 2017, në ora 10:00, në mjediset e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të prezantojë draftin e raportit të punës së tij, me të gjitha materialet dhe rezultatet. Para hartimit të raportit përfundimtar për Qeverinë e Republikës, e cila edhe e ka themeluar Komisionin e ekspertëve për të bërë matjen e territorit të Republikës, Komisioni do t’i ofrojë opinionit për diskutim publik gjithë dokumentacionin dhe gjetjet profesionale, shkencore dhe menaxheriale që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.

Komisioni mirëpret çdo dëshmi, vërejtje dhe sugjerim të mbështetur në fakte profesionale dhe shkencore. Diskutimi publik do të zgjasë nga 21- 24 shkurt 2017, nga ora 10:00-15:00 në ndërtesën e Qeverisë. Për Komisionin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e komisionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori