LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Disiplinor hap procedurë disiplinore ndaj kryetarit të FC Prishtina

Komisioni Disiplinor hap procedurë disiplinore ndaj kryetarit të FC Prishtina
(Foto: ffk-kosova.com)

Komisioni disiplinor i shkallës së parë i ka shqyrtuar shkrimet e publikuara si dhe incizimet TV të transmetuara nga ana e kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi.

Sipas komisionit, ato “në përmbajtje janë shpifje dhe përhapje të pavërtetave për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe anëtaret e saj” dhe për të njëjtat ka marrë vendim për hapje të procedurës disiplinore lidhur me rastin deri në kompletimin e provave – lëndës.


Më poshtë komunikata e plotë

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.12.2020 shqyrtoi shkrimet e publikuara si dhe incizimet TV të transmetuara në Insporti.com dhe Zëri.info (gazeta online) nga ana e kryetarit të FC Prishtina nga Prishtina z. Remzi Ejupi, të cilat në përmbajtje janë shpifje dhe përhapje të pavërtetave për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe anëtaret e saj dhe për të njëjtat duke iu referuar nenit 97 paragrafi 1 pika; e dhe f të Rregullores disiplinore nxjerri këtë ;

V E N D I M

Hapet procedura disiplinore ndaj kryetarit të FC Prishtina nga Prishtina, z. Remzi Ejupi lidhur me rastin deri në kompletimin e provave – lëndës .

Kërkohet deklarata nga zyrtari në procedurë disiplinore; kryetari i FC Prishtina z. Remzi Ejupi lidhur me rastin; që të ofroni prova me fakte të vërtetuara për të gjitha ato të thëna në të cilat pretendoni në citimin e fjalëve të publikuara si; “skandali“, “keqpërdorimet“, “privatizimi“, “grup njerëzish“, infektimin e përzgjedhësit Bernard Challandes, humbja e ndeshjes ndaj Sllovenisë dhe dyshimet në bastore e të tjera për të cilat obligoheni që t’i siguroni dhe dëshmoni – ofroni; prova dhe fakteve deri me datë 06.01.2021 .

Prishtinë, 30.12.2020 ,
Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari Met Çeku

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori