LAJMI I FUNDIT:

Komisioni ad-hoc shqyrton raportin e parë të monitorimit (Video)

Komisioni ad-hoc shqyrton raportin e parë të monitorimit (Video)

Komisioni ad-hoc për ndjekjen e punës së mediave në Maqedoni pas kompletimit, tanimë kanë bërë raportin e parë të punës dhe të mërkurën do të votojë për sanksione ndaj mediave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani në raport janë 18 raste ku komisioni ad-hoc ka vërejtur raste ku duhet të shqyrtohet se a do të dënohen.


Këto raste janë për 18 shtëpi mediale, ku bëjnë pjesë televizione dhe radio.

Në kohën e fushatës do të ndjeken edhe gazetat ditore.

Sipas metodologjisë së punës së këtij komisioni, tre nga pesë anëtarët duhet të votojnë për, për të vendosur për ndonjë rast./Telegrafi/