LAJMI I FUNDIT:

Komisionerja e BE-së e mahnitur me komunitetin në ICK (Foto)

Komisionerja e BE-së e mahnitur me komunitetin në ICK (Foto)

Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka vizituar Qendrën Inovative të Kosovës (ICK) ku është takuar me stafin, bizneset startup, inovatorët e rinj dhe akterët e sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Pasi ka vizituar mjediset dhe ka bashkëbiseduar me stafin dhe komunitetin, Gabriel u shpreh e impresionuar me punën që bëhet në ICK. Ajo deklaroi se këtu takoi kampionë të fushës së teknologjisë informative e inovacionit, e të cilët tha se duhet të mbështeten në vazhdimësi.


Komisionerja e BE-së, në një deklaratë për Ekonomia Online, theksoi se është e rëndësishme që të mbështetet edukimi i të rinjve në fushën e digjitalizimit, derisa shtoi se kjo formë e edukimit është sfidë e përbashkët.

“Kosova ka mundësi. Digjitalizimi është i rëndësishëm për ekonominë dhe krijon perspektivë për të rinjtë”, u shpreh ajo. “Definitivisht, në ICK takuam disa nga kampionët dhe bashkarisht duhet t’i mbështesim ata. Është e rëndësishme t’i mbështesim edhe në aftësitë digjitale, pra të vëmë theksin në arsimim”.

Ajo tha se kur flitet për arsimim, duhet një bashkëveprim mes prindërve, mësuesve, institucioneve dhe të rinjve. “Prandaj, ne e shohim se digjitalizimi është sfidë e jona e përbashkët”.

Drejtori i ICK-së, Uranik Begu, tha se kjo ishte një vizitë inkurajuese dhe emocionale. Ai theksoi se bizneset startup kanë nevojë për sa më shumë inovacion dhe kërkoi përkrahjen e BE-së në këtë drejtim.

“Për hapat e mëtutjeshëm do të diskutojumë me Zyrën e BE-së në Kosovë për të parë formën më të mirë të përkrahjes. Inovacioni është imperativ i kohës dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me komisioneren për agjendën tonë të përbashkët digjitale”, tha Begu.

Komisionerja Gabriel gjatë vizitës u shoqërua edhe nga ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, dhe shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Gabriel do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “DIGITALKS”, e cila po mbahet në Prishtinë nën organizimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Konferenca dyditore ka mbledhur në Prishtinë qindra ndërmarrës e ekspertë të ekonomisë, politikëbërës të nivelit të lartë, akademikë dhe palë të tjera të interesit, të cilët për dy ditë do të ndajnë dhe shkëmbejnë praktikat dhe politikat më të mira për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë me fokus të veçantë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Kalo në kategori