LAJMI I FUNDIT:

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Varhelyi: Franca ka ndryshuar qëndrimin për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Varhelyi: Franca ka ndryshuar qëndrimin për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, në një intervistë për Magyar Nemzet, Varhelyi “hapi shpirtin” dhe foli për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, por edhe për tema të tjera.

Ndër të tjera, Varhelyi theksoi se mendimet se Franca do të bllokonte Ballkanin Perëndimor nga anëtarësimi në BE gjatë presidencës së saj gjashtëmujore, ishin stereotipe dhe se vendi kishte ndryshuar ndjeshëm qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor.


BE kërkon hetim kundër komisionerit Varhelyi me dyshimin për “mbështetjen e Dodikut në ndarjen e Bosnjës”
Lexo po ashtu BE kërkon hetim kundër komisionerit Varhelyi me dyshimin për “mbështetjen e Dodikut në ndarjen e Bosnjës”

“Qëndrimi i francezëve ka ndryshuar shumë dhe presidenti francez ka folur edhe për Ballkanin Perëndimor gjatë shpalljes së planit të presidencës së BE-së. Sa i përket qeverisë së re gjermane, është inkurajuese që programi i qeverisë së re e ka bërë të qartë se do të vazhdojë angazhimin e saj, do të shohim se çfarë do të thotë kjo në praktikë dhe pres që Berlini të vazhdojë të mbështesë procesin e zgjerimit”, tha Varhelyi.

Komisioneri Evropian iu referua Raportit Evropian të Auditimit, i cili thekson se financimi i BE-së deri më tani ka pasur pak ndikim në reformën e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk jam i befasuar nga raporti dhe kam dalë më herët në atë konkluzion, theksoj se për këtë është dashur një metodologji e re për zgjerimin e Komisionit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2019. Shteti i së drejtës tani luan një rol qendror. Ne do të bëjmë çdo përparim të mundshëm në procesin e zgjerimit të BE-së vetëm në varësi të kësaj”, shpjegon Oliver Varhelyi.

Ballkani Perëndimor, në fokus të BE-së gjatë kryesimit të Francës
Lexo po ashtu Ballkani Perëndimor, në fokus të BE-së gjatë kryesimit të Francës

Varhelyi në fund të intervistës ka folur edhe për titujt e disa mediave të Brukselit që shkruan se Komisioneri Evropian për Zgjerim, i cili vjen nga Hungaria, nuk mund të flasë për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

“Mendime të tilla nuk janë provë e sjelljes evropiane. Është e qartë se çfarë përfshin mandati im dhe ne ndjekim kritere të qarta për Ballkanin lindor, perëndimor dhe jugor. Nuk varet nga unë dhe kombësia ime se si do të sillem”, përfundoi Oliver Varhelyi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori