LAJMI I FUNDIT:

KOMF: Mos votimi i amendamentit në Kuvend në kundërshtim me interesin e fëmijëve

KOMF: Mos votimi i amendamentit në Kuvend në kundërshtim me interesin e fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, me keqardhje ka pritur lajmin për mos votimin e amendamentit për Projektligjin për Buxhetin për vitin 2018 që parashihte ndarjen e 739 mijë euro si nën-program nën kodin buxhetor 208, për pagesën e personelit profesional për të gjitha institucionet edukativo arsimore të sistemit parauniversitar në Kosovë, konkretisht mjetet për 50 asistentë për fëmijët më aftësi të kufizuara dhe 100 psikologë – pedagogë në shkolla.

KOMF bën të ditur se ka zhvilluar konsultim të gjerë me organizatat anëtare të specializuara të fushës dhe deklaron që mos votimi i këtij amendamenti do të prodhojë stagnim dhe mos avancim të sistemit arsimor gjithëpërfshirës për fëmijët.

Abdixhiku: MASHT-i ka buxhet, por duhet t'i bëjë kontratat për mësuesit e fëmijëve me nevoja të veçanta
Lexo po ashtu Abdixhiku: MASHT-i ka buxhet, por duhet t'i bëjë kontratat për mësuesit e fëmijëve me nevoja të veçanta

“Mos votimi i këtij amandamenti nga deputetet e Republikës së Kosovës, është në kundërshtim të plotë më interesin më të mirë të fëmijëve, Konventën për të Drejtat e Fëmijës[1], Kushtetutën e Republikës së Kosovës[2] dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar. Konkretisht, Ligji për Arsimin Parauniversitar garanton gjithëpërfshirjen, shërbimet efektive, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor dhe social. Po i njëjti ligj, përcakton “Personelin profesional jomësimdhënës””, thuhet në reagim.

Nuk votuan për rritjen e numrit të mësuesve për fëmijët me nevoja të veçanta, flasin deputetët
Lexo po ashtu Nuk votuan për rritjen e numrit të mësuesve për fëmijët me nevoja të veçanta, flasin deputetët

KOMF konsideron se për asnjë arsye, qoftë ajo financiare apo organizative, arsimimi cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuara nuk duhet të mohohet.

Sipas KOMF-it në këtë mënyrë fëmijëve me aftësi të kufizuara po iu rrezikohet e drejta e tyre themelore për arsim cilësor.

“Për më tepër, mos ofrimi i kushteve për arsimin për fëmijët  më aftësi të kufizuara rritë stigmatizimin e fëmijëve duke vështirësuar apo pamundësuar qasjen dhe ri integrimin e tyre në shoqëri. KOMF bën thirrje që në rishikimin e buxhetit për vitin 2018 të përfshihet dhe votohet ky propozim në mënyrë që të përmbushet obligimi shtetëror në mbrojtje të fëmijëve”, thuhet në njoftim.

KOMF u bën thirrje MASHT, komunave, institucioneve arsimore dhe organeve të tjera relevante, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, që të planifikojnë dhe ofrojnë arsimin gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët në Republikën e Kosovës për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor dhe social.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori