LAJMI I FUNDIT:

Koment: Klimë e kontaminuar

Koment: Klimë e kontaminuar

Klima politike në BE është e kontaminuar. Mes Berlinit dhe Athinës. Por, edhe mes Athinës dhe Bankës Qendrore Evropiane. E po ashtu edhe mes 18 vendeve të Eurozonës dhe Athinës – e anasjelltas. Bashkimi Evropian po luhatet drejt një krize të thellë, për të mos thënë që ai qysh tani ndodhet në vorbullën e saj. Papritur duket se në këtë projekt madhështor të paqes sërish po lulëzojnë reminishencat kombëtare, madje ato nacionaliste. Papritur mes vendeve anëtare mbizotëron një ton, që normalisht njihet mes armiqve, por jo mes partnerëve, që prej dekadash komunikojnë paqësisht mes tyre.

S’ka asnjë dyshim: edhe në dekadat e mëparshme janë bërë truqe në tryezat evropiane të bisedimeve. Është bërë pazar. Është bërë poker negociatash dhe janë shfrytëzuar mundësitë deri në maksimum me shpresën që secili për vete të mund të sigurojë avantazhin. E kjo vlen për të gjitha vendet anëtare – pa asnjë përjashtim. Por, askush nuk është prekur prej kësaj, askush nuk është fyer, asnjëherë nuk ka pasur kërcënime të hapura me thyerjen e të gjitha rregullave dhe marrëveshjeve.


Qeveria e re greke – e zgjedhur për shkak të premtimeve të saj elektorale, e zhytur tani në një mandat të madh – ka përdorur pikërisht këtë ton. Një ministër populist i djathtë për Mbrojtjen kërcënon se do të lejojë depërtimin e gjysmë milionë refugjatëve drejt Evropës duke shkelur kështu politikën e përbashkët evropiane të azilimit. Kryeministri grek Cipras në pokerin e bisedimeve për politikën e shpëtimit të Euros hap një front të ri, në të cilin ai kërkon reparacione prej Gjermanisë. E vazhdimisht qeveria i cilëson troikën dhe partnerët evropianë si pushtues, ndonëse ata pavarësisht të gjithave janë partnerë.

Duhet ta themi qartazi: vendet e Euros duan ta ndihmojnë Greqinë. Por është e vetëkuptueshme, që ato nuk e bëjnë këtë pa kushte ndaj Greqisë. Parimi i tyre, që borxhet nuk duhen luftuar me borxhe, është i arsyeshëm – dhe u ka ndihmuar Spanjës, Irlandës dhe Portugalisë.

Por, e padiskutueshme është edhe se në Greqi kjo lloj gatishmërie për ndihmë ekonomike ka dështuar. Këtu qeveria e re në Athinë ka të drejtë. Greqia kërcënohet prej falimentimit ekonomik dhe social, madje edhe më keq akoma: Greqia po tronditet prej një krize shtetërore.

Por, kjo nuk është arsye për ta zgjedhur Gjermaninë si kokë turku – dhe për të abuzuar taktikisht në pokerin e bisedimeve me çështjen e reparacioneve për krimet gjermane të luftës. Moralisht nuk ka aspak dyshim, që Gjermania në radhë të parë duhet të zhdëmtojë viktimat e kohës së pushtimit, që ende jetojnë. Ndoshta edhe për këtë mund dhe duhet menduar, nëse mund të bëhet më shumë se deri tani.

Ndërsa, nga këndvështrimi juridik çështja e reparacioneve tashmë është mbyllur. Por edhe këtu është toni ai që përcakton melodinë diplomatike. Gjermania pikërisht pas fundit të juntës së krerëve ushtarakë është angazhuar vazhdmisht për Greqinë në BE – ashtu siç kanë bërë edhe vende të tjera. Ka ardhur koha, që klima të dekontaminohet dhe problemet ekonomike e politike të trajtohen profesionalisht. Kjo vlen për Athinën – por edhe për vendet e tjera të BE-së. Në rast të kundërt pas më shumë se 50 vjet historie suksesi BE-ja do të shkërmoqet – siugrisht padashje, por pasojat do të jenë të rënda.

Në trend

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori