Komediani i TikTok, Steve Bridges ndërron jetë papritur në moshën 41 vjeç.

Komediani amerikan Steve Bridges, i cili kishte më shumë se 2 milionë ndjekës në platformën TikTok, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi bashkëshortja e tij Chelsey në një video emocionale në profilin e saj.
Chelsey tha se Bridges vdiq të mërkurën e kaluar, më 15 tetor, "i qetë në gjumë", ndërsa ishte shtrirë në divan në shtëpinë e tyre. Departamenti i policisë në Peoria (Illinois) konfirmoi se ishte një vdekje natyrale.
@stevebridges They know!
♬ original sound - Steve Bridges
Në një postim prekës, gruaja e tij falënderoi fansat e tij.
"Ajo që shihje në internet ishin thjesht personazhet që ai krijonte... Ai ishte babai më i kujdesshëm dhe bashkëshorti më i mirë", tha ajo.
@stevebridges He’s really gone. There’s no news story. He wasn’t a Hollywood personality. He was a family man who loved to make people laugh. This is real. He died peacefully sleeping on our couch. Thank you all.
♬ original sound - Steve Bridges
Në fragmentin e përshkrimit të videos, ajo shtoi: "Ai me të vërtetë ka ikur. Ai nuk ishte një personalitet i Hollivudit. Ai ishte një njeri familjar që i pëlqente t'i bënte njerëzit të qeshin... Ai është këtu me të vërtetë. Faleminderit të gjithëve".
Gjatë gjithë karrierës së tij në komedi, Bridges ka drejtuar skeçe të njohura dhe video në stilin POV që i kanë sjellë popullaritet në rrjetet sociale. Vdekja e tij lë pas një boshllëk në komunitetin online dhe midis njerëzve që e ndiqnin. /Telegrafi/




























































