LAJMI I FUNDIT:

Komedi në La Liga: Mbrojtësi mashtroi në mënyrë “gjeniale” gjyqtarin, por u zbulua nga VAR-i

Komedi në La Liga: Mbrojtësi mashtroi në mënyrë “gjeniale” gjyqtarin, por u zbulua nga VAR-i

Mbrojtësi i Mallorcas, Antonio Raillo, tërhoqi vëmendjen me lëvizjen që i kushtoi me karton të kuq në ndeshjen e xhiros së 16-të të La Ligës si mysafir ndaj Celta Vigos dhe po të mos ishte teknologjia VAR, gjyqtari i ndeshjes do të kishte rënë pre e këtij mashtrimi.

Celta Vigo ka justifikuar mbrëmë (e premte) rolin e favoritit ndaj Mallorcas dhe ka fituar me rezultat 2-0. Në pjesën e parë, Hugo Alvarez kaloi në avantazh vendasit dhe ndeshja hyri në një ‘finale’ emocionuese.

Mallorca sulmoi me të gjitha forcat dhe pati disa raste të shkëlqyera, por më pas gjithçka ndryshoi në minutën e 78-të.


Mbrojtësi i mysafirëve, Raillo bëri diçka që nuk e shohim shpesh në fusha futbolli. Raillo humbi topin me kokë, e më pas e ndaloi me dorë për të mos lejuar që rivali i tij të shkonte “një mbi një” i vetëm para portës.

Për t’i bërë gjërat më interesante, gjyqtari kryesor Ricardo de Burgos Bengoetxea as që e pa këtë dhe vendosi të vazhdojë lojën. Gjyqtari De Burgos “ra në mashtrim”, por jo edhe ekipi i VAR-it.

Kështu gjyqtari u ftua të shikonte vetë situatën dhe të shihte se ku gaboi, kështu që menjëherë i tregoi kartonin e kuq Raillos.

Celta Vigo e shfrytëzoi këtë, duke shënuar një tjetër gol përmes ikonës së klubit, Iago Aspas dhe e mbylli ndeshjen me fitoren 2-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bëhet viral babai i yllit të Barcelonës me festimin që bëri pas fitores ndaj Real Madridit

Bëhet viral babai i yllit të Barcelonës me festimin që bëri pas fitores ndaj Real Madridit

La Liga
Reagimi epik i Florentino Perez pas debaklit që pësoi Real Madridi ndaj Barcelonës

Reagimi epik i Florentino Perez pas debaklit që pësoi Real Madridi ndaj Barcelonës

La Liga
Konfirmohet largimi i yllit të Milanit - ai do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga

Konfirmohet largimi i yllit të Milanit - ai do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga

Serie A
Tifozët e Real Madridit ‘shpërthejnë’ në kritika ndaj yllit të skuadrës pas humbjes ndaj Barcelonës

Tifozët e Real Madridit ‘shpërthejnë’ në kritika ndaj yllit të skuadrës pas humbjes ndaj Barcelonës

La Liga

"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

La Liga
Flick flet pas fitores spektakolare ndaj Realit në finalen e Superkupës: Ndeshja e Bernabeut na ka dhënë besim

Flick flet pas fitores spektakolare ndaj Realit në finalen e Superkupës: Ndeshja e Bernabeut na ka dhënë besim

La Liga
Kalo në kategori