Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se ka në skuadër ish mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, ku nga ai do të kërkojë më shumë informacione para ndeshjeve në Ligën e Kampionëve. 

Trajneri holandez, i cili zëvendësoi Quique Setien në Camp Nou, beson se gjigandët spanjoll janë ekipi më i mirë në Grupin G, ku aty janë së bashku me Ferencvarosin, Dynamo Kievin dhe Juventusin.


"Është një garë shumë e rëndësishme. Në teori ne jemi më të mirët në grupin tonë, por duhet ta tregojmë”.

mini EntrevistaRonaldKoeman07102020 pic 2020 10 07koeman45

"Ne do të fillojmë në shtëpi kundër Ferencvaros, ndeshje e rëndësishme. Ne duhet të përgatisim dhe analizojmë mirë kundërshtarët tanë”.

“Juventusi po tregon çdo vit se ka një ekip të fortë, me përvojë dhe një lojtar të shkëlqyeshëm si Cristiano Ronaldo”.

1600511909 264560 1600512580 sumario normal

"Ne kemi Pjanicin, i cili mund të na japë më shumë informacion në lidhje me ish-ekipin e tij", ka thënë Koeman. /Telegrafi/

telegrafi sport app