LAJMI I FUNDIT:

Kombinoi tankun e vjetër me një Chevy V8, krijoi një makinë për të gjitha terrenet (Video)

Kombinoi tankun e vjetër me një Chevy V8, krijoi një makinë për të gjitha terrenet (Video)

Me shumë të drejtë e ka quajtur Tankestein

Shumë herë kemi parë makina të kombinuara, që kanë pasur përfundime që lënë shumë për të dëshiruar, po ka raste kur ato dolën shumë të mira dhe efikase, transmeton Telegrafi. Një të tillë e ka realizuar edhe Shawn Cormier nga Ontario e Kanadasë, duke kombinuar pjesët e tankut të Luftës së Dytë Botërore dhe ato nga Chevrolet V8, ndërsa vetëm kabina është marrë prej një kamioni të vogël. Motori V8 mund të prodhojë deri në 175 kuajfuqi, teksa nuk mund të lëvizë më shpejtë se 90 kilometra në orë.


Të gjithë ndërtimin e ka bërë vet, duke mos shpenzuar më shumë se dymijë dollarë. Te Cormier kanë shkuar deri më tani shumë të interesuar, duke i ofruar shuma të mëdha parash, por i ka refuzuar të gjithë. Sepse është vetëm një Tankestein në botë, si dhe projekti tij më i veçantë deri më tash. Ai ndihet krenar me makinën për të gjitha terrenet, të cilën e ndërtoi vet dhe ia improvizoi frenat e fuqishme. Kur ka shfaqje makinash, ai shkon i veshur si ushtar, por nuk merr me vete armë të vërteta. /Telegrafi/