LAJMI I FUNDIT:

Kombinimi i ngjyrave – pasqyrë e shijes suaj

Kombinimi i ngjyrave – pasqyrë e shijes suaj

Trendët e llojllojshëm të imponojnë dukshëm se cilat ngjyra aktualisht barten, cilat jo. Prandaj, ndonjëherë nuk është e thjeshtë t’i bashkosh ngjyrat në kombinimin i cili është i përshtatshëm

Po ju japim këshilla se cilat ngjyra më së miri përshtaten dhe si t’i ndjekim trendët sa më thjesht me angazhim minimal, transmeton Telegrafi.


Ngjyra kamel dhe e zezë – është jashtëzakonisht e popullarizuar dhe gjithnjë e më shumë shihet në kombinimet e ndryshme të modës dhe stileve – nga pak kombinim i ngjyrave është më i theksuar, i cili ka efekt të shkëlqyeshëm.

Blu e errët dhe ‘burgundy’ – një kombinim pak më i guximshëm i ngjyrave që ka një efekt të shkëlqyeshëm për të gjithë ata që preferojnë stilin ‘vintage’.

E gështenjta dhe e gjelbra – e gjelbra është ngjyrë në trend, ndërkaq në kombinim me të gështenjtën duket shkëlqyeshëm, edhe kur është fjala për stilin komod dhe stilin afarist.

E zeza dhe e bardha – kombinim i cili gjithmonë është në trend dhe në modë është njëkohësisht edhe kombinim i ngjyrave me të cilin nuk do të gaboni. Prandaj, nëse keni dilema, ky kombinim është zgjidhja ideale.

/Telegrafi/