LAJMI I FUNDIT:

Kombinimi i kafesë dhe limonit një trend i ri në procesin e humbjes së peshës: Cilat janë përfitimet e vërteta?

Kombinimi i kafesë dhe limonit një trend i ri në procesin e humbjes së peshës: Cilat janë përfitimet e vërteta?

Kohët e fundit në rrjetet sociale gjenden gjithnjë e më shpesh këshilla të pazakonta për të humbur peshë

Ky trend rekomandon që kafes t’i shtoni lëng limoni.


Ky kombinim përmendet edhe si një afrodiziak i mirë, por nutricionistët theksojnë se nuk ka asnjë shkencë që të tregojë se kjo pije ka përfitime të tilla.

“Kafja dhe limoni janë burime të pasura me antioksidantë. Megjithatë, nuk ka asnjë provë të rëndësishme që sugjeron se shtimi i limonit në kafe mund të ofrojë përfitime shtesë shëndetësore përtej rritjes së marrjes së antioksidantëve”, thotë dietologia Crystal Scott, transmeton Telegrafi.

Ideja se këta dy përbërës në kombinim kanë përfitime të ndryshme buron nga fakti se pirja e kafesë së zezë dhe limonadës pa sheqer të shtuar në fakt stimulojnë zorrët.

Përveç kësaj, kafeja përmban kafeinë që stimulon sistemin nervor dhe na jep energji, dhe limoni është i pasur me vitamina dhe përdoret shpesh si një ilaç natyral, veçanërisht për ftohjet dhe gripin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori