Kombëtarja e Gjermanisë llogaritet si ndër favoritet për ta fituar Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Gjermanët në këtë botëror vijnë si kampionët në fuqi pasi triumfuan katër vite më parë në Brazil.

Trajneri Joachim Low ende nuk e ka bërë publike listën zyrtare të futbollistëve që do t’i marrë në Kampionatin botëror.

Por një postim në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit gjerman është bërë ku u pa lista përfundimtare.

Mediave gjermane nuk iu ka ikur kjo dhe kanë ruajtur foton.

Gjermania (Getty Images)

Postimi është fshirë menjëherë nga Federata e Futbollit të Gjermanisë, por tanimë po dihen katër futbollistët që do të mbeten jashtë.

Reklama

Portieri Kevin Trapp nuk do të jetë pasi vendin e tij do ta zë Manuel Neuer, ndërsa jashtë janë edhe mbrojtësi Jonathan Tah, mesfushori Sebastian Rudy dhe sulmuesi Nils Petersen.

Reklama

Ndërkohë menaxheri i ekipit kombëtar, Olivier Bierhoff ka thënë se nuk është asgjë e vërtetë.

“Nuk ka asgjë përfundimtare, nuk e di çfarë ka ndodhur”, ka thënë Bierhoff.

Gjermania në Kampionatin Botëror do të jetë në grup me Meksikën, Korenë dhe Suedinë. /Telegrafi/