LAJMI I FUNDIT:

Kolumbia kalon grupin nga vendi i parë, eliminohet Senegali

Kolumbia kalon grupin nga vendi i parë, eliminohet Senegali
Kolumbia (Getty Images)

Kombëtarja e Kolumbisë ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj asaj të Senegalit në ndeshjen e tyre të tretë të vlefshme për Grupin H në Kupën e Botës “2018”.

Në pjesën e parë u zhvillua lojë e baraspeshuar nga të dyja kombëtaret, të cilat patën rastet e veta për gol, por pa arritur ta gjejnë rrugën e rrjetës.


Rasti më i mirë dhe flagrant ishte ai i minutës së 17-të kur gjyqtari akordoi penallti në favor të një ndërhyrje në Sadio Mane, por pas rishikimit nga VAR-i anuloi vendimin dhe skuadrat shkuan pa gola në pushim.

VAR-i anuloi vendimin (Getty Images)

Pjesa e dytë ishte më atraktive, me më shumë raste të krijuara nga të dyja kombëtaret dhe pati më kryesorja u tundë edhe rrjeta.

Zhvillohej minuta e 74-të e ndeshjes kur qendërmbrojtësi Yerry Mina shënoi gol të bukur me kokë për 1-0 pas asistimit të Juan Quintero.

Pas këtij goli, Senegali u hodh i gjithi në sulm për të gjetur golin e barazimit, por kjo nuk pati sukses pasi nuk arritën të gjejnë golin e barazimit dhe ndeshja përfundoi me fitoren minimale të Kolumbisë.

Goli i Minas me kokë vulosi fitoren (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Kolumbia kalon grupin H nga vendi i parë me gjashtë pikë, ndërsa Senegali mbetet në pozitën e tretë me nga katër pikë me Japoninë në vend të dytë, por me Samurajët që kalojnë tutje shkaku i më pak kartonëve.

Ndryshe, vendi i parë i këtij grupi luan më vendin e dytë të Grupit G, ku kundërshtar do të jetë njëra nga Belgjika apo Anglia. /Telegrafi/