Kolona të gjata në rrugën për Podujevë: Aksident me veturë zyrtare, ka disa të lënduar lehtë


Kolona të gjata janë krijuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Vranidoll.
Të përfshirë në aksident janë dy vetura, njëra Mercedes dhe tjetra Toyota me tabela 3Z, veturë zyrtare, ndërkohë që ka pësuar edhe një minibus.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Kolona e gjatë është prej fshatit Besi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërkohë që - sipas raportimeve të KosovaPressit - tregohet se ka edhe të lënduar lehtë.
Nga
Telegrafi
25/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































