LAJMI I FUNDIT:

Koliqi hero, Gjilani merr fitore të madhe në kryeqytet ndaj Prishtinës

Koliqi hero, Gjilani merr fitore të madhe në kryeqytet ndaj Prishtinës

Gjilani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Prishtina me rezultat të pastër 0-2.

Ndeshja nisi me një rast të krijuar nga prishtinasit, por që goditjen e Enis Gavazajt e bllokoi mbrojtësi Oliton Rapa.


Gjilani pati rast të mirë të kaloi në epërsi pas 10 minutave lojë, kur Fiton Hajdari depërtoi në zonë dhe pasoi për Ardit Hilën, por që goditja e tij ishte tejet e plogësht.

Gjithsesi dy minuta më vonë, lojtari më në formë i Gjilanit, Edison Kqiku depërtoi për mrekulli në zonë dhe u pengua nga Gledi Mici duke fituar penallti për Gjilanin.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Fiton Hajdari që kaloi gjilanasit 0-1 në minutën e 13-të.

Prishtina pati një rast të barazoi rezultatin, por goditja e Endrit Krasniqit nga gjuajtja e lirë u prit për mrekulli nga Enea Koliqi.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me epërsinë minimale të Gjilanit 0-1.

Gjilani e nisi pjesën e dytë duke rrezikuar me Edison Kqikun, por që goditja e tij u ndal nga Haxho.

Prishtina u vërsul në sulm duke krijuar disa raste të mira shënimi me Bekteshin, Krasniqin e John, por pa sukses.

Në minutën e 65-të, vendasit fituan penallti pasi Erlis Frashëri luajti me dorë brenda zonës.

Por Enea Koliqi edhe kësaj radhe doli fitimtar pasi priti për mrekulli penalltinë e Endrit Krasniqit.

Prishtina vazhdoi sulmet, por pa sukses pasi krejt në fund të ndeshjes Gjilani në kundërsulm shënoi edhe golin e dytë.

Edison Kqiku asistoi për mrekulli te Gerhard Progni i cili me një goditje të fuqishme shënoi për 0-2.

Ishte një fitore e madhe e Gjilanit që tanimë e sheh vetën në vendin e tretë me 13 pikë pas tetë xhirove.

Në anën tjetër Prishtina mbetet një pozitë më poshtë me 11 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori