LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni më i madh në botë i aeroplanëve luftarakë, në kështjellën franceze gjenden 110 fluturake të ndryshme

Koleksioni më i madh në botë i aeroplanëve luftarakë, në kështjellën franceze gjenden 110 fluturake të ndryshme

Në malet e Burgundy të Francës gjendet kështjella Chateau de Savigny-les-Beaune, e sigurisht se do të ishte vendi i fundit që do të prisnit të shihni aq shumë aeroplanë luftarakë, ku disa prej të cilëve dikur bartnin edhe bomba bërthamore nën krahët e tyre.

Michel Pont që është koleksionuesi më i madh në botë i aeroplanëve luftarakë, me 110 sosh sipas librit të rekordeve Guiness, kishte trashëguar kështjellën në vitet e 80-ta dhe prej atëherë çdo cep të kësaj prone e ka mbushur me aeroplanë të modeleve të ndryshëm, transmeton Telegrafi.


Koleksioni i tij dhe hapësira e mjaftueshme e pronës i ka mundësuar atij të hapë nëntë muze të ndryshëm në kështjellë, secili për çdo lloj të aeroplanit.

E në këto muze ka edhe helikopterë të epokës së Bashkimit Sovjetik, kamionë për fikjen e zjarreve dhe 200 motoçikleta dhe 36 vetura për gara.

E transportimi i të gjitha këtyre makinerive nga e gjithë bota nuk ishte një mision aq i lehtë. Pont kishte udhëtuar nga Djibouti e deri në skajet tjera të botës për t’i marrë e riparuar dhe më pas ekspozuar nëpër muze.

Shumica e tyre janë marrë nga varrezat e aeroplanëve të Luftës së Dytë Botërore që gjenden në Belgjikë dhe Poloni. E se koleksioni i tij është vërtetë i madh e dëshmon edhe numri i vizitorëve, që gjatë vitit të kaluar ka shkuar në mbi 30 mijë.

Kështjella e tij ishte ndërtuar në vitin 1340 për Dukën e Burgundy, por ishte demoluar gjatë vitit 1400 e në shekullin e 17-të ishte rindërtuar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Ankesa

Ankesa

U refuzua nga

U refuzua nga "universiteti i ëndrrave", postimi i djaloshit ngjall reagime në rrjete sociale

Fun
Kalo në kategori