A keni dëgjuar që ka edhe konflikte të mira? Këto konflikte janë të llojit që janë të shëndetshme, sepse na shtyjnë neve që të jemi më të mirë me veten dhe shoqërinë. Kështu që, pothuajse të gjitha kompanitë kanë nevojë për konflikte të mira. Por në shumicën e herëve, konfliktet nuk janë të mira, përkundrazi e dëmtojnë besimin dhe energjinë, krijojnë “armiqësi” me njëri tjetrin në vendet e punës dhe e devijojnë realitetin.
Çfarë i nxitë këto konflikte? Autorja e librit “High Conflict: Why We Get Trapped and How We Get Out”, thotë që ka gjetur se është prezenca e “sipërmarrësve të konflikteve”. Këta janë njerëz që nxisin konfliktet për fundin e tyre. Nganjëherë këtë e bëjnë për përfitime, por shumicën e kohës për vëmendje ose fuqi. Sipas saj, kjo nuk ekziston në secilën organizatë, por më së shpeshti është aktive në vendet e punës si spitalet, universitetet dhe grupet politike apo lobet.
Njerëzit që përballen me personalitete që nxisin konflikte përfshirë avokatët, terapistët dhe vëzhguesit e konflikteve, sugjerojnë të ndërmerren veprime me kujdes të madh me ta, transmeton KP artikullin e Akademi Pune.
Identifikoni shpejt konfliktet
Mësoni së pari t’i identifikoni sipërmarrësit e konfliktit! Kujtoni që njerëzit mund t’ju kritikojnë, të mos pajtohen, të shkojnë të burimet njerëzore, ta udhëheqin një veprim ose nxisin ndonjë peticion pa qenë menaxherë të konfliktit. Karakteristika e një nxitësi konflikti ka të bëjë më shumë me mënyrën se si njerëzit vijnë në konflikt me kalimin e kohës, ka të bëjë me një model të përsëritur të mosfunksionimit, sjelljes ekstreme dhe fajit të përjetshëm. Ata shpesh akuzojnë shpejt, të etur për të vërtetuar çdo ankesë dhe për të artikuluar gabime të reja që askush tjetër nuk i ka menduar më herët. Ata i ndërmjetësojnë thashethemet dhe teoritë e komplotit dhe, e ndajnë botën me kujdes në të mirën kundrejt së keqes.
Është e domosdoshme që ta shihni që nxitësit e konfliktit mund të kenë trauma të pazgjidhura në të kaluarën ose të tashmen e tyre, përfshirë përvojat e neglizhimit, abuzimit dhe dhunës. Mundohuni të keni dhembshuri, pavarësisht sa e vështirë është! Mos harroni se ne të gjithë jemi të aftë të veprojmë si sipërmarrës konfliktit!
Kaloni më shumë kohë me ta
Nëse punoni me ndonjë nga kolegët që janë nxitës të konflikteve, atëherë dëgjoni dhe mundohuni që t’i kuptoni, jo gjithmonë, por mjaftueshëm sa për të krijuar lidhje, duke i përshëndetur po ashtu me fjalë të mira dhe të sjellshme.
Devijoni energjinë e tyre
Në kompani, kjo mund të nënkuptojë kanalizimin e energjisë së një nxitësi të konfliktit në diçka produktive për të cilën ju dy kujdeseni. Jepuni atyre një zgjedhje në vend të një mandati! Shpesh, stërvitja profesionale është një opsion i mire. Pra, duhet të përqendroheni në të ardhmen.
Ndërtoni barriera të përkohshme
Konflikti i mirë nuk ndodhë vetvetiu. Kërkon rituale dhe kufij e mënyra për t’u “bërë pjesë” në tension, duke mos e shmangur atë, apo ose duke u konsumuar prej tij. Kjo do të thotë që, përveç punonjësve, duhet të hartohen edhe rregulla të sjelljes me të cilat të gjithë mund të pajtohen.
Më poshtë, janë disa shembuj të konflikteve të mira që mund të përdoren si praktika në shumë organizata.
Nëse keni ndonjë problem, shkoni fillimisht te personi me të cilin keni pasur probleme. Këtë duhet që ta bëni drejtpërdrejt ose me telefon, por në asnjë mënyrë me shkrim!
Sillni zgjidhje për problemin!
Bëni shumë pyetje, me kuriozitet të vërtetë, në çdo mosmarrëveshje!
Reflektoni përsëri për atë që keni dëgjuar dhe kontrolloni nëse e keni bërë mirë, edhe nëse vazhdoni të mos pajtoheni!
Gjeni një ndërmjetës të besuar i cili mund të lehtësojë biseda më të ashpra kur është e nevojshme.
Përqendrohuni në probleme dhe jo në njerëz!
Mos merrni pjesë në thashetheme ose sulme anonime!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Maska më e mirë kundër zbokthit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre