21 vjeçari ishte një prej performuesve më të mirë për ekipin e Diego Simeones në sezonin e shkuar dhe tashmë si duket një numër ekipesh janë vënë në kërkim të tij.

“Unë kam kontratë të gjatë dhe jam i kënaqur. Unë jam krenar që klube të rëndësishme po më kërkojnë, por jam shumë i lumtur këtu”.


“Tani për tani po mendoj për Atleticon, unë kam Botërorin dhe po mendoj për të tashmen, jo të ardhmen”.

“Unë u zgjova në mëngjes dhe disa miq më kërkuan në telefon. Të shtunën unë do të jem me trajnerin e kombëtares, nuk po mendoj për gjëra tjera”, ka thënë Koke.  /Telegrafi/

telegrafi sport app