LAJMI I FUNDIT:

​‘Kojshi hajde n’kafe’ bashkon shqiptarë e serbë mbi Urën e Ibrit

​‘Kojshi hajde n’kafe’ bashkon shqiptarë e serbë mbi Urën e Ibrit

Ura që simbolizon pikën më të nxehtë në vend, me më shumë se 1 mijë incidente mbi supet e saj që nga paslufta, sot ka ndryshuar krejtësisht pamjen, duke bashkuar të rinjtë e të gjitha komuniteteve të Mitrovicës dhe më gjerë, të cilët së bashku shijuan kafenë, muzikën dhe bisedat e këndshme.

Kjo falë festivalit ‘Mitrovica Coffe Fest 2022’ i cili nën slloganin ‘Kojshi hajde n’kafe’, u organizua nga organizata joqeveritare ‘Community Building Mitrovica’ (CBM), në kuadër të aktiviteteve për pajtim dhe transformim të konfliktit.

Përveç të rinjve dhe qytetarëve të moshave e gjinive të ndryshme, në këtë ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve lokale nga jugu e veriu i qytetit, si dhe përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Kosovë.

Afërdita Shehu, drejtoreshë e organizatës CBM, bëri të ditur për KosovaPress, se qëllimi i këtij festivali është që të rinjtë, por edhe qytetarët e tjerë pa dallim, të pinë kafe së bashku dhe t’i harrojnë brengat e përditshme, për të cilat tha se Mitrovica i ka të shumta.

“Qëllimi i festivalit është që sot të pimë kafe të gjithë së bashku pa dallim etnie, race, gjinie, dhe ti harrojmë brengat e përditshme që Mitrovica i ka të shumta…Vendin ku jemi e kemi zgjedhur me qëllim që të tregojmë se urat nuk janë që na ndajnë por na bashkojnë”, tha drejtoresha Shehu.

Milica Jakovleviq, menaxhere e këtij projekti, tha se dëshiron të shoh të rinjtë e të gjitha komuniteteve duke bashkëpunuar në realizimin e ëndrrave të tyre.

“Vërtetë kisha dëshiruar të shoh të rinjtë e të gjitha komuniteteve, jo vetëm shqiptare e serbe të Kosovës, duke punuar në përmbushjen e iniciativave dhe ëndrrave të tyre të përbashkëta dhe të kënaqen për çdo ditë”, theksoi Jakovleviq.

Millosh Golluboviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, u shpreh se ngjarje të tilla në Kosovë janë më se të nevojshme dhe duhet të organizohen sa më shumë.

“Ngjarje të tilla në Kosovë janë të nevojshme dhe duhet të organizohen sa më shumë, në mënyrë që të rinjtë mes vete të arrinë zgjidhje të cilat mund të jenë të mira për të gjithë që jetojnë në Kosovë”, tha Golluboviq.

Edhe Edi Lahi, nga jugu i qytetit të Mitrovicës, e vlerësoi ngjarjen si shumë të nevojshme, sidomos tani, kur siç tha ai, situata politike nuk është e mirë.

“E vlerësoj këtë ngjarje si shumë të nevojshme sidomos tash kur situata politike nuk është edhe aq e mirë. Është një mundësi shumë e mirë që ne komunitetet e ndryshme të socializohemi mes vete dhe të kalojmë kohë bashkë”, tha ai.

Ndërkaq, Aida Callakoviq, nga komuniteti boshnjak që ishte pjesëmarrëse në këtë event, tregoi se është hera parë që ka parë ngjarje të tillë, duke thënë se është diçka jashtëzakonisht e bukur.

“Për mua është hera e parë që shoh diçka të tillë, është jashtëzakonisht ngjarje e bukur, janë mbledhur të rinjtë…Porosia ime për të rinjtë është që të dëgjojnë muzikë, të shoqërohen, të pijnë kafe së bashku, dhe të kënaqen në jetë sikur bëjnë të gjithë”, u shpreh Callakoviq.

Në anën tjetër, Arian Tahiri, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, falënderoi organizatorin për një ngjarje të tillë të cilën e quajti ide të shkëlqyeshme.

Sipas tij, ngjarjet e tilla janë të rëndësishme edhe për faktin se kontribuojnë që politika të vihet në plan të dytë dhe në pah të vendosen elementet të cilat bashkojnë qytetarët, siç janë kultura, arti, sporti dhe të ngjashme.

“Është një organizim i shkëlqyeshëm për çka dua ta falënderoj organizatorin, si ide është e shkëlqyeshme gjithashtu sepse krijon mundësi bashkëpunimi në mes të qytetarëve të Mitrovicës pa dallim kombësie…Është e rëndësishme edhe për faktin se në një formë po kontribuon që politika të vendoset në rend të dytë dhe në pah të vendosë elementet tjera të cilat i bashkojnë njerëzit, siç janë kultura, arti, sporti, por edhe elementet tjera”, potencoi Tahiri.

Ndryshe, ky aktivitet që do të zgjasë sot deri në orët e vona të mbrëmjes, u mbështet nga populli amerikan përmes USAID-it në Kosovë, në partneritet me ‘Youth Initiative for Human Rights’ (YIHR) dhe ‘New Social Initiative’.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori