LAJMI I FUNDIT:

Koha për pak dashuri në Big Brother Albania (Video)

Koha për pak dashuri në Big Brother Albania (Video)

Alba dhe Diedoni e cilësojë marrëdhënien e tyre si të vetmen gjë të ëmbël në shtëpi. Mes përqafimesh dhe puthje të nxehta shprehin lumturin që ndjenë dhe mirënjohjen për fatin që i bashkoi.

Diedoni do që mundësia e dhënë për të bashkëjetuar duhet shfrytëzuar në maksimum. Alba e mbështet duke e mbuluar me puthje. “Do doja të të thosha shumë gjëra tani. Ato që mendojë dhe ndjej në lidhje me ne” i thotë Alba. Dideoni shumë kureshtarë të dijë i kërkon që ajo të filloj por Alba vendos të mos flas.

Në mungesë të fjalëve të saj Diedoni vendos ti shpreh çfarë ndjen në ato momente. Ai e puth dhe i thotë se ne jemi zhurma më e mirë në këtë shtëpi, më e ëmbla, më e dashura, më e pastërtë.


Alba i kërkon të mos vazhdojë më të flas pasi do të qajë. Ai i tregon se ai ka dhunti të shkruaj dhe nuk do që ajo të qajë gjithmonë nga vargjet e tij.

“Është pjesa e brendshme që të bën ta duash një person, por është edhe ndjenja që nuk e shpjegon dot” i thotë Alba e lumturuar që ai di të shkruaj.

Çifti i këtij edicioni të tetë të Big Brother duket se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe çdo ditë që kalon e forcon më shumë lidhjen e tyre.