LAJMI I FUNDIT:

Koha më e përshtatshme për amanetin e Merkelit

Koha më e përshtatshme për amanetin e Merkelit

Para saktësisht një viti, në 26 shtator 2017, presidenti francez Emmanuel Macron mbajti fjalimin e tij në Sorbonë, me të cilin ai paraqiti vizionin e tij për BE-në. Që atëherë ky fjalim trajtohet në Berlin si një “listë detyrash” e përgjigjeve që duhet t’i jepen Evropës.

Varësisht nga shkalla e entuziazmit për Macronin ndahet edhe Grupi Parlamentar i Merkelit: në njërën anë ata që ndihen të thirrur që të guxojnë tani me këtë President hapin e madh. Në anën tjetër ata që pas buxhetit të Eurozonës, garantimit të përbashkët të depozitave bankare dhe zhvillimit të mëtejshëm të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit supozojnë gjithmonë një gjë: përpjekjen për të rishpërndarë në të gjithë BE paratë gjermane të mbledhura me taksa, për të mbyllur me to, në vende të tjera, vrima të buxhetit.


Me zgjedhjen e Ralph Brinkhausit si kryetar të Grupit Parlamentar, partia e saj jo vetëm e dëmtoi politikisht Angela Merkelin, por i vuri asaj një zinxhir më të shkurtër edhe për sa i përket politikës ndaj Evropës. Brinkhausi vërtet që nuk është në asnjë mënyrë kundërshtar i BE, por ai mbështet 100 përqind atë që Macroni e quan “objektin magjik gjerman”: zeron në borxhe – më e mira për të gjithë Evropën. Që për këtë nuk do të arrihet ndonjë herë ndonjë konsensus, kjo e shqetëson pak ekspertin e buxhetit Brinkhaus. Në njëfarë mënyre ai përfaqëson pikërisht atë, të cilën shumë partnerë evropianë e quajnë “sjelljen si mësues” në politikën gjermane ndaj Evropës. Në vështrimin e brendshëm të Grupit Parlamentar ai konsiderohet si ajër i freskët.

Tek premtimi evropian për “siguri dhe mirëqenie”, të cilën Merkeli dhe Macroni dëshirojnë që të kuptohet si mesazh qendror i Deklaratës së tyre të përbashkët të Mesebergut, bën pjesë krahas një euroje të fortë, edhe – dhe para së gjithash – demonstrimi i aftësisë së përbashkët për të vepruar. Këtë Kancelarja vazhdon ta ketë të vështirë, edhe dhe pikërisht te buxheti i përbashkët i Euros. Kjo tani duhet të zbërthehet e qartësohet.

Edhe më e rëndësishme: t’u vihen përballë pikërëndesa forcave të shumëpërmendura centrifugale në Evropë. Në fund të fundit është një dëshmi për mjetet e kufizuara politike të Merkelit, kur edhe në kohë të tilla të jashtëzakonshme në lidhje me Evropën dhe me postin e saj si Kancelare vazhdon të ndjekë taktikën: të pengohet me çdo kusht të kuptuarit se çfarë ka ndër mend ajo, në mënyrë që të arrihet të përgatitet në minutën e fundit ndonjë paketë. Dinamikat politike, të cilat u treguan tani edhe në partinë e saj, ka kohë që janë shumë të paqendrueshme, për të vazhduar që të mendosh vetëm në rrugët dhe proceset e zakonshme.

Më e vonta me aferën e shefit të Shërbimit të brendshëm të fshehtë Maaßen, edhe kritikët e fundit të Merkelit e kuptuan se qëndrimi pritës i Merkelit mund të jetë taktika më e mirë edhe për të: thjesht të presin që të përfundojë epoka e Merkelit. Edhe Merkeli vetë duhet ta kuptojë tani, se kapitalin politik që e ka mbledhur prej 13 vjetësh duhet ta nxjerrë në pah përpara se kriza e ardhshme për një shkak të kotë ta kufizojë edhe më tepër ndikimin e saj. Zëra me peshë e shohin çelësin për stabilitetin e Evropës edhe më tej në Berlin.

Po ta ketë seriozisht Angela Merkeli me synimin e saj për të lënë pas vetes një BE stabil dhe të aftë për të përballuar të ardhmen, ajo duhet të dalë tani shpejt nga pozicioni i mbrojtur. Duhet të vërë gjithë kapitalin e saj dhe ndikimin që i ka mbetur në një kartë vizionare për Evropën. Gjë që është kundër natyrës së saj.

Macroni në shtëpinë e tij njëkohësisht është vetë nën presion, sa të krijohet dyshimi se shansi historik për të guxuar hapin e madh gjermano-francez për Evropën e së nesërmes mund të ketë vajtur dëm. Sepse para së gjithash për Angela Merkelin, koha dhe pushteti po ikin.