LAJMI I FUNDIT:

Koeman thotë se do të dëshironte ta kishte Mbappen në skuadër

Koeman thotë se do të dëshironte ta kishte Mbappen në skuadër

Ronal Koeman ka thënë se do të dëshironte që ta kishte një lojtar si Kylian Mbappe në skuadër.

Trajneri i Barcelonës është personi i fundit që e komentoi kalimin e mundshëm të francezit te Real Madridit.


“Nëse Real Madridi para le ta blejë. Edhe unë do të doja ta kisha në ekipin tim. Nëse mund ta forcosh ekipin tënd me këso lojtar, është fantastike”, ka thënë Koeman.

Kylian Mbappe sot u stërvitë me PSG-në dhe u përqafua me drejtorin sportiv Leonardo, a ishte kjo e fundit për të me klubin francez?
Lexo po ashtu Kylian Mbappe sot u stërvitë me PSG-në dhe u përqafua me drejtorin sportiv Leonardo, a ishte kjo e fundit për të me klubin francez?

“Edhe unë do të doja ta kisha Kylian Mbappen në skuadër, është një lojtar fantastik”.

Real Madridi ende nuk ka marrëveshje me Paris Sain-Germainin për transferimin e fituesit të Kupës së Botës.

Zyrtarizimi i Kylian Mbappes nuk po bëhet, mediat franceze shkruajnë që PSG pret edhe një ofertë të tretë nga Real Madridi
Lexo po ashtu Zyrtarizimi i Kylian Mbappes nuk po bëhet, mediat franceze shkruajnë që PSG pret edhe një ofertë të tretë nga Real Madridi

Los Blancos ditë më parë kanë bërë dy oferta, derisa e fundit ishte 180 milionë euro, por as kjo nuk e bindi skuadrën nga Parisi.

Afati kalimtar në Spanjë përfundon më 1 janar dhe Real Madridi po nxiton në transferimin e Mbappes. /Telegrafi/