LAJMI I FUNDIT:

Kodi penal po përdoret për qëllime politike dhe që t’iu mbyllet goja gazetarëve!

Kodi penal po përdoret për qëllime politike dhe që t’iu mbyllet goja gazetarëve!

Komisioni që ka themeluar presidenti Hashim Thaçi për ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, ka kriminalizuar shpifjen dhe fyerjen.

Me ndryshime pritet të saktësohet si vepër e rëndë penale fyerja dhe shpifja ndaj udhëheqësve të shtetit, përfshirë presidentin.


Sipas ndryshimeve, dënimet për shpifje ndaj atyre që i bëjnë ato janë deri në 5 vjet burg.

Në lidhje me këtë analisti Imer Mushkolaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo është kthim mbrapa sa i përket rregullimit të legjislacionit për shpifjen dhe fyerjen, të cilat tash bëjnë pjesë në kodin civil.

Sipas tij, nëpërmjet kësaj iniciative po provohet që kodi penal të përdoret për qëllime politike dhe gazetarëve t’iu mbyllet goja.

“Dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes nuk nënkupton se gazetarët mund të bëjnë çfarë të duan, pa frikë se mund të ndëshkohen. Për shpifjen dhe fyerjen ekziston legjislacion i bollshëm për ndëshkimin e të gjithë atyre që veprojnë ashtu, legjislacion ky që nënkupton siguri kundër shpifjes dhe fyerjes”, ka thënë Mushkolaj.

Në nenin 134 pika D thuhet: 1. Kushdo që publikisht, në një takim, ose nëpërmjet shpërndarjes së materialeve të shkruara shpif ndaj një organi kushtetues, Presidentit, Kuvendit, Qeverisë, Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ose një prej anëtarëve të tyre në këtë kapacitet në një mënyrë të dëmshme për respektimin e shtetit dhe kështu qëllimisht mbështet përpjekjet kundër vazhdimit të ekzistencës së Republikës se Kosovës ose kundër parimeve të saj kushtetuese, do të dënohet me burgim nga tre (3) muaj deri në pesë (5) vjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Kalo në kategori