LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiq: BE pret që për rastin e Gruevskit të respektohen ligjet relevante

Kocijançiq: BE pret që për rastin e Gruevskit të respektohen ligjet relevante

Bashkimi Evropian nuk dëshiron të ndërhyjë në rastin me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe kërkesën e tij për azil politik në Hungari.

Në një deklaratë për “Pressing TV”, zëdhënësja e Komisioni Evropian Maja Kocijançiq, tha se nëse Hungaria si vend anëtare e BE-së miraton kërkesën për azil, atëherë ata do ta respektojnë vendimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Kocijançiq, rasti nuk duhet të politizohet.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën në lidhje me Gruevskin. Ne nuk komentojmë procedura gjyqësore që janë në rrjedhë. Sundimi i së drejtës është parim themelor i BE-së, vendeve anëtare dhe vendeve kandidate. Presim që gjithë palët e interesuara të veprojnë sipas rregullave relevante. Kjo është procedurë gjyqësore që nuk duhet të politizohe”, tha Kocijançiq.

Përndryshe, ish-kryeministri i Maqedonisë pasi u dënua me dy vite burg në lëndën “Tanku” të Prokurorisë Speciale, për disa ditë u kërkua nga policia ndërsa më vonë përmes rrjeteve sociale njoftoi se ndodhet në Budapest të Hungarisë, ku edhe ka dorëzuar kërkesë për azil politik./Telegrafi/