LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni VLEN: Bujar Osmani, shqiptari i parë dhe i vetëm me lëndë në Prokurorinë Speciale

Koalicioni VLEN: Bujar Osmani, shqiptari i parë dhe i vetëm me lëndë në Prokurorinë Speciale

Partitë opozitare shqiptare sot në konferencë për shtyp kanë akuzuar BDI-në se i ndryshon qëndrimet brenda pesë minutave. Nga Koalicioni VLEN thanë se fillimisht BDI ka qenë kundër idesë së presidentit shqiptar në RMV, ndërsa pas kandidimit të Arben Taravarit, BDI ka vendosur të del me kandidatin e vet.

Nga VLEN thanë se “Bujar Osmani është kurbani pa bajram i BDI-së në këto zgjedhje dhe se ai asnjëherë nuk mund denjësisht t’i përfaqësojë shqiptarët”.


“Bujar Osmani, të nderuar qytetarë, nuk mundet assesi ta quajë vehten kandidat për të përfaqësuar shqiptarët, sepse për turpin e tij ai është shqiptari i parë dhe i vetëm me lëndë në Prokurorinë Speciale, ku është akuzuar për korrupsion, në lëndën me emrin Pacienti. Pacienti Bujar Osmani nuk mund të fitojë përballë doktor Taravarit, sepse Taravari Vlen, ndërsa Bujari gënjen”.

“Pacienti Bujar Osmani nuk mund të ngjallë shpresë te shqiptarët, sepse as si ministër i jashtëm dhe as si kryesues i OSBE nuk e pa të udhës as edhe njëherë të dalë në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës e as të bëjë një vizitë atje. Madje, me shumë ëndje promovonte fotografi me Vuçiqin. Pacienti Bujar Osmani nuk mund ta ketë gojën plot me Evropë sepse ai ishte politikani i parë i kontinentit tonë që pas agresionit rus ne Ukrainë e hapi derën dhe priti në Shkup dorën e djathtë të Vladimir Putinit, Sergej Lavrovin. Çka ke të flasësh ti për Evropën kur ia hap derën Rusisë, o pacient Osmani?”.

“Pacienti Bujar Osmani nuk mund të kërkojë veting ndërkombëtar, sepse fillimisht duhet të fillojë nga vetja dhe shokët e tij, teksa botërisht dihet se ai dhe partia e tij janë futur me dy këmbë në gjyqësi, e shkojnë aq larg sa që me çdo kusht insistojnë ta amnestojnë dhe kthejnë Nikolla Gruevskin si hero kombëtar në RMV. Pas sa muajve prej pyetjes tonë publike, ende sot e kësaj dite nuk kemi përgjigje pacienti Bujar Osmani a ka qenë ai edhe zyrtarisht apo vetëm privatisht për ta takuar Nikolla Gruevskin në Budapest?”, thanë nga VLEN.

Ata gjithashtu thanë se në periudhën e ardhshme do t’i shpalosin të gjitha aferat korruptive dhe keqpërdorimet e Bujar Osmani në funksionet që ai ka bartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori