LAJMI I FUNDIT:

Nisma-AKR-PD të gatshëm të jenë pjesë e Qeverisë

Nisma-AKR-PD të gatshëm të jenë pjesë e Qeverisë

Koalicioni Nisma-AKR-PD të cilët arritën të kalojnë pragun zgjedhor pas rinumërimit të 1 mijë e 400 vendvotimeve dhe pas largimit nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve votat e ardhura nga Serbia, kanë thënë se janë të gatshëm të jenë pjesë e Qeverisë së re, dhe se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti.

Kështu ka thënë sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli për Telegrafin.


“Ne vazhdojmë të jemi në koalicion me Nismën dhe vazhdojmë bashkë. Ftesë zyrtare nuk kemi pasë por ne vazhdojmë të themi së jemi të gatshëm të kontribuojmë kur është në pyetje interesi shtetëror dhe të dalim nga kjo situatë,  nuk kemi vija të kuqë për askënd, vijat e kuqe janë bërë demode”, ka pohuar ai.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli

Në bazë të rezultateve përfundimtare të KQZ-së, koalicioni NISMA-AKR-PD ka siguruar tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

KQZ certifikon zgjedhjet, koalicioni NISMA-AKR-PD kalon pragun
Lexo po ashtu KQZ certifikon zgjedhjet, koalicioni NISMA-AKR-PD kalon pragun

Ndryshe, KQZ ka shpallur parti fituese të zgjedhjeve parlamentare Lëvizjen Vetëvendosje e cila ka marrë 29 ulëse në Kuvend. Kjo parti është duke vazhduar bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës drejt formimit të Qeverisë së Kosovës. Pas shumë takimeve që kanë zhvilluar këto dy parti kanë arritur të harmonizojnë shumicën e programeve qeverisës, mirëpo së fundmi LVV dhe LDK kanë hasur në disa pengesa kur është diskutuar për ndarjen e posteve. Madje nga LVV kanë pohuar se LDK ka kushtëzuar marrëveshjen me postin e presidentit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori