LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Nxënësit nuk duhet të përdoren për qëllime politike

KMDLNJ: Nxënësit nuk duhet të përdoren për qëllime politike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar nëpërmjet një komunikate për media në lidhje me grevën në arsim.

Sipas KMDLNJ për këtë grevë SBASHK e gjen arsyetimin për shkak të mosplotësimit të 6 pikave të marrëveshjes së nënshkruar në muajin prill të vitit 2017 mes koalicionit PDK – AAK – Nisma (PAN) e cila nuk ishte në qeveri kur u nënshkrua marrëveshja e që tash është koalicion qeverisës.


“Realisht, SBASHK, duke e nënshkruar një marrëveshje për përkrahje politike dhe duke siguruar vota për këtë koalicion, ka rënë në grackë të premtimeve elektorale e të cilat nuk janë të detyrueshme për zbatim. SBASHK është rreshtuar politikisht duke e cënuar pavarësinë e deklaruar”, thuhet në reagim.

Sipas KMDLNJ keqpërdorimi i fëmijëve (nxënësve) për arritje të qëllimit të grevës nga aspekti i të drejtave të njeriut është i dëmshëm dhe i papranueshëm aq më parë që shumica e nxënësve as që e kanë mbërri moshën madhore për marrje të vendimeve në mënyrë të përgjegjshme.

“SBASHK është dashur dhe duhet ta zgjedhë një mënyrë tjetër, të pranueshme të veprimit sindikalist, në përpjekje të realizimit të drejtave që iu takojnë e jo që përmes kushtëzimit të refuzimit të mësimit t’i detyrojë nxënësit të bëhen pjesë e grevës për shkak të mosrealizimit të një marrëveshjeje politike për të cilën nuk janë pyetur fare, as nxënësit e as prindërit (që sigurisht se nuk kanë qenë të gjithë përkrahës të PAN-it)”, thuhet në reagim.

KMDLNj përkrah të drejtën e çdo veprimi sindikalist që është në kuadër të të drejtave dhe përgjegjësive të SBASHK-ut por e kundërshton këtë mënyrë të veprimit e që është e ndaluar me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e organizimit dhe veprimit sindikalist andaj kërkon nga prindërit dhe nxënësit të mos e përfillin këtë kërkesë të SBASHK –ut por t’i vazhdojnë mësimet sipas orarit të paraparë.

Nëse SBASHK ka të drejtë ta ftojë anëtarësinë të bëjnë grevë atëherë nuk ka të drejtë t’i ftojë nxënësit sepse ata nuk janë anëtarë të SBASHK-ut.

SBASHK duhet të jetë e vetëdijshme për gjendjen e rëndë në arsim andaj duhet të kontribuojë në mbarëvajtjen e punës në arsim e jo të kundërtën.

Duhet të vendoset një vijë e qartë ndarëse midis aktiviteteve të lejuara dhe të pranuara sindikaliste, si të drejta të pamohueshme e që duhet të përkrahen dhe manipulimit të nxënësve në funksion të realizimit të këtyre të drejtave, e që nuk duhet të përkrahen por të kundërshtohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori