Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me protestën e së martës të PSD, duke thënë se e drejta e protestës është e drejtë e njeriut.
KMDLNj thekson se përdorimi i forcës nga Policia është është shkelje e të drejtave të njeriut.
Lexoni të plotë njoftimin:
Më datë 7.9.2021 në Prishtinë nga PSD-ë u organizua një protestë kundër ardhjes së Ekaterina Trëndafilovës në Prishtinë, ndryshe kryetare e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.
Protesta ishte dy pjesëshe: e para gjatë konferencës së shtypit të kryetares së Gjykatës Speciale dy anëtarë të PDD-së, me bilbila, për një kohë ndërprenë këtë konferencë dhe e dyta kur anëtarë të PSD-së shkruan sloganin Non Grata (e padëshiruar) me sprej në veturat e përcjelljes së kryetares së Gjykatës Speciale.
Sipas KMDLNj-së, edhe protesta e e parë si dhe e dyta ishin paqësore dhe në kuadër të protestave paqësore si e drejtë e garantuar e njeriut si me konventa ndërkombëtare ashtu edhe me ligjet e zbatueshme në Kosovë.
Përkundër kësaj Policia e Kosovës ndërhyri ndaj protestuesve i arrestoi pesë (5) protestues të cilët pas intervistimit i liroi në procedurë të rregullt.
KMDLNj respekton dhe përkrahë çdo protestë që bëhet në përputhje me Ligjin për Organizimin e Protestave, e cila është paqësore dhe e cila përjashton dhunën si veprim dhe qëllim për arritjen e synimeve të protestës. Dhe kjo protestë ishte e tillë.
KMDLNj kërkon hetime të shpejta nga Inspektorati Policor i Kosovës nëse në rastin konkret kemi të bëjmë me tejkalim të autorizimeve zyrtare të zyrtarëve policorë përmes përdorimit të tepruar të forcës fizike dhe nëse ajo forcë ka qenë në s’përputhje me rrezikun real që e kanë paraqitur protestuesit. Këto dyshime për tejkalim të përdorimit të forcës fizike policore ndaj protestuesve, KMDLNj e mbështetë në pamjet nga mediat elektronike.
KMDLNj-ë shpreson dhe kërkon nga Policia e Kosovës që gjatë protestave paqësore t’i respektojë të drejtat e njeriut e në raste kur ato nuk respektohen KMDLNj fton Inspektoratin Policor të Kosovës të bëjë hetime të menjëhershme dhe të marrë masa ndaj shkelësve të ligjit në përputhje me Ligjin.
Policia e Kosovës nuk duhet të vë në dyshim besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës që e kanë ndaj këtij institucioni i cili në asnjë çast nuk duhet t’i nënshtrohet ndikimit të politikës duke e ruajtur pavarësinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE