LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj e dënon sulmin në Gllogjan, ku u vranë tre persona

KMDLNj e dënon sulmin në Gllogjan, ku u vranë tre persona

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar sulmin në Gllogjan të Deçanit, ndërkaq thekson se është shqetësues fakti se sulmohet një autobus që bartë nxënës.

KMDLNj thërret të gjithë të cilët, me të drejtë e gjykojnë këtë krim që të përmbahen në cilësimin e krimit sepse për këtë janë përgjegjës vetëm institucionet hetuese dhe gjykata përkatëse.


Lexoni të plotë reagimin:

Mbrëmë pas orës 18.00 personi/a të paidentifikuar, me armë zjarri sulmuan autobusin në linjën Gjakovë – Deçan me ç’rast humbën jetën shoferi i autobusit dhe dy nxënës ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Krimi ishte shumë i rëndë dhe me të drejtë shkaktoi hidhërim të thellë te të gjithë qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera ku jetojnë shqiptarët.

Për KMDLNj është shqetësues fakti se sulmohet një autobus që bartë nxënës të cilët janë ndjerë të sigurt sikur edhe familjet e tyre.

Sipas një dëshmitari që i mbijetoi sulmit, personi që kishte sulmuar autobusin ishte i maskuar që lë të kuptohet se mund të ketë qenë i njohur për shënjestrën e sulmit. KMDLNj vlerëson angazhimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit dhe shpreson se shpejt do ta kapin personin që ka kryer këtë krim të pashembullt pas së cilave do të dihen motivet për këtë krim.

KMDLNj thërret të gjithë të cilët, me të drejtë e gjykojnë këtë krim që të përmbahen në cilësimin e krimit sepse për këtë janë përgjegjës vetëm institucionet hetuese dhe gjykata përkatëse. Çdo cilësim jashtë këtyre institucioneve përgjegjëse vetëm sa mund ta pengojnë procesin e hetimit, ta dëmtojnë atë dhe shkaktojnë paqartësi në opinion.

Politika duhet të qëndrojë larg këtyre hetimeve , si me deklarime, ashtu edhe me veprime.

KMDLNj beson fuqishëm se Policia e Kosovës ka kapacitete dhe aftësi të mjaftueshme profesionale që , në bashkëpunim me institucionet tjera,  ta zbardhë rastin dhe të sjellë përgjegjësin/itë për këtë krim para organeve të drejtësisë.

KMDLNj -ë shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe ndanë dhimbjen me ta për vrasjen e më të dashurve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori