LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Dhuna ndaj deputetit Sllobodan Petroviq duhet të dënohet

KMDLNJ: Dhuna ndaj deputetit Sllobodan Petroviq duhet të dënohet

KMDLNJ ka dënuar ashpër sulmin ndaj deputetit Sllobodan Petroviq nga Partia Liberale Serbe, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse në Kosovë t’i bëjnë hetimet e shpejta dhe përgjegjësit eventual, nëse iu dëshmohet fajësia, të përballen me ligjin dhe ta marrin dënimin sipas ligjit.

“Është koha e fundit që të veprojë ligji ndaj atyre që kërcënimin, shantazhin, linçimin publik dhe dhunën fizike e përdorin për ngufatje të fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes dhe rasti Petroviq është rast eklantant i shkeljes së këtyre të drejtave”, thuhet në reagim.


Deputeti Petroviq është sulmuar sot në Prishtinë dhe lidhur me rastin dy persona janë shoqëruar në polici.

Ai kohë më parë ishte ndalur për orë të tëra në kufirin Kosovë – Serbi në Merdare nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë dhe ishte liruar vetëm pasi ishte marrë në pyetje për zhvillimet aktuale në Kosovë, për FSK-në dhe qëndrimin e tij dhe subjektit që e drejton përballë këtyre zhvillimeve.

KMDLNJ thekson se sulmi në vazhdimësi ndaj Petroviq dhe qytetarëve serbë të Kosovës për shkak të mosbindjes dhe mos dëgjueshmërisë ndaj Beogradit zyrtar, është mohim i lirisë së fjalës, të drejtës për organizim politik, të drejtës për përfaqësim për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në përputhje me vullnetin.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori