LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj demanton VV-në, thotë se gjendja e Atdhe Arifit në burg është stabile

KMDLNj demanton VV-në, thotë se gjendja e Atdhe Arifit në burg është stabile

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit e të drejtave të njeriut në institucionet e privimit të lirisë, ka bërë të ditur se sot kanë realizuar një vizitë monitoruese në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, me ç’rast kanë takuar dhe biseduar me aktivistin e burgosur të Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifin.

Sipas KMDLNj-së, fillimisht monitoruesit takuan drejtuesit e institucionit me të cilët biseduan për të lartëcekurin dhe i pohuan KMDLNj – së se gjendja e tij është stabile.


“Monitoruesit biseduan edhe me Atdheun dhe na pohoi se ai është në gjendje të mirë psiko – fizike dhe se sjellja e stafit nuk ndryshon nga shokët e tjerë, qoftë nga ata të dhomës apo të tjerët. Monitoruesit gjithashtu, takuan edhe psikologen e Qendrës dhe pohoi se Z. Arifi është në gjendje stabile, është mirë dhe se nuk ka hapësirë për shqetësim”.

VV: Aktivisti Atdhe Arifi po terrorizohet psiqikisht në burgun e Lipjanit
Lexo po ashtu VV: Aktivisti Atdhe Arifi po terrorizohet psiqikisht në burgun e Lipjanit

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një komunikate për media dje ka theksuar se Atdhe Arifi, po terrorizohet psiqikisht në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet e burgut të Lipjanit.

Sipas VV-së, familja e aktivistit Atdhe Arifi, që e kishte vizituar atë, ka treguar se Atdheu po provokohet nga zyrtarët e burgut, të cilët gjatë gjithë kohës i futen në dhomë, e marrin nëpër zyra të ndryshme, e terrorizojnë pas mesnate duke hyrë në dhomën e tij me bateri dore, dhe në vazhdimësi i thonë “mos bëj vetëvrasje edhe ti, siç ka bërë Astriti”.

Gjithsesi në njoftimin e KMDLNj thuhet se i kanë rekomanduar drejtorit të Qendrës që të rrallohen vizitat tek Atdheu dhe se ky të trajtohet si rast i ndarë.

“KMDLNj gjithashtu rekomandon që i paraburgosuri Arifi të trajtohet si të gjithë të tjerët pa pasur nevojë të merret në pyetje për rastin në fjalë sikur që kërkesa e Këshillit për rritjen e sigurisë në burgjet e Kosovës nuk nënkupton që të zbatohet vetëm për raste të caktuara por për të gjithë personat e privuar nga liria”, thuhet në njoftim.

KMDLNj ka vizituar edhe E.H. , aktivist i Vetëvendosjes në qendrën e paraburgimit në Pejë.

Paraprakisht, thuhet se nga drejtuesit e kësaj qendre është informuar për gjendjen e E.H. të cilët kanë deklaruar se ai nuk është ankuar për asgjë.

“Gjatë takimit me E.H. , monitoruesi i Këshillit i ka sqaruar mandatin e KMDLNj për monitorimin e institucioneve ku mbahen personat e privuar nga liria dhe është pyetur për trajtimin e zyrtarëve të qendrës së paraburgimit ndaj tij. I paraburgosuri E.H. ka deklaruar se konsideron se është i burgosur politik prandaj refuzon të jap çfarëdo informate lidhur me sjelljen e zyrtarëve të qendrës së paraburgimit duke konsideruar se sjellja e tyre është diçka sekondare në raport me burgosjen e tij politike. KMDLNj ka kontaktuar ekipin mjekësor të qendrës së paraburgimit në Pejë të cilët kanë deklaruar se E.H. është pranuar me parametra vitale normale dhe se ka vizita sistematike shëndetësore. Gjithashtu, i paraburgosuri pasi është ankuar për dhimbje shpine, ka marrë terapi përkatëse pas së cilës nuk ka pasur probleme”, thuhet në fund të njoftimit të KMDLNj-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori