LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve prezanton platformën ‘Made in Kosova’ në Konventën e Bizneseve të Diasporës

Klubi i Prodhuesve prezanton platformën ‘Made in Kosova’ në Konventën e Bizneseve të Diasporës

Klubi i Prodhuesve është duke marrë pjesë në Konventën e Diasporës dhe Investimeve të Huaja të organizuar nga USAID Empower Private Sector në partneritet me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Gjatë kësaj konvente Klubi i Prodhuesve bëri prezantimin e platformës “Made in Kosova”.


Platforma “Made in Kosova” është një web platformë për promovimin e shërbimeve dhe produkteve Kosovare rreth botës, e cila do të ju shërbejë rritjes dhe zhvillimit të kompanive, veçanërisht kompanive të vogla dhe të mesme, do të rris punësimin në Kosovë dhe do të ju mundësojë kompanive të mëdha të bëhen pjesë e zinxhirit të vlerave botërore.

Konventa e Bizneseve të Diasporës, mundësi për kompanitë kosovare që të zgjerojnë tregun
Lexo po ashtu Konventa e Bizneseve të Diasporës, mundësi për kompanitë kosovare që të zgjerojnë tregun

Kjo platformë do të jetë lehtë e qasshme për prezantimin interaktiv online të produkteve dhe shërbimeve të kompanive kosovare që pretendojnë të depërtojnë në tregje të reja në të cilat janë të pranishme por jo në nivel të kënaqshëm, ose ende nuk përfaqësohen në to. /Telegrafi/