Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh kundërshtimin e thellë kundrejt problemeve dhe situatës së krijuar me furnizimin me energji elektrike. Kriza elektoenergjetike nëpër të cilën jemi duke kaluar është duke shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha tek prodhuesit vendor.
“Prodhuesit që një kohë janë duke u përballur me furnizim jo të rregullt të energjisë, mirëpo ndërprerjet e shpeshta dhe të tej zgjatura i bëjnë kompanitë vendore të kenë humbje të konsiderueshme.
Prodhuesit vendor janë duke operuar me kosto ekstreme të prodhimit, ku janë të detyruar që të furnizohen me energji nga gjeneratorët, e kjo gjendje jo vetëm që rrit shpenzimet dhe koston e produkteve, por rrezikon edhe humbjen e vendeve të punës. Prandaj, kërkojmë nga institucionet vendore që të kenë parasysh gjendjen e brishtë të prodhuesve vendor, dhe të ofrojnë zgjidhje që sektori i prodhimit të mos përfshihet në reduktimet e energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.
Po ashtu duhet të kemi parasysh që bizneset një kohë të gjatë janë duke e ruajtur paqen sociale, ku edhe paguajnë tarifa shumë më të larta se konsumuesit familjar.
Ndërprerja e energjisë nuk është zgjidhje, ajo vetëm sa po vështirëson rrethanat dhe kushtet e sektorit të prodhimit, prandaj duhet të gjinden alternativa tjera të cilat mundësojnë vazhdimin e punës për bizneset vendore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë