Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – përfshirë transferimet e verës

Fituesit e finales së parë të Kupës së Evropës në epokën e Ligës së Kampionëve pritet të paguajnë një çmim të rëndë për dështimin për t’u kualifikuar në turneun e sezonit të ardhshëm.
Pas eliminimit dramatik në fazën e ligës së edicionit 2025/26, gjiganti i Ligue 1, Marseille, humbi trajnerin dhe nuk arriti të rikthehet në Ligën e Kampionëve.
Habib Beye mori drejtimin pasi Roberto De Zerbi u largua nga Marseille për te Tottenhami, por nuk ka arritur të përsërisë suksesin e paraardhësit të tij.
Marseille ka dalë nga zonat që sigurojnë Ligën e Kampionëve dhe tani renditet në vendin e gjashtë, katër pikë larg objektivit, me vetëm edhe një ndeshje të mbetur ndaj Rennes.
Edhe ajo përballje ka peshën e saj. Rennes është në vendin e pestë dhe mund ta mbyllë sezonin me një biletë për Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës ose Ligës së Konferencës, varësisht rezultateve.

Për OM, pasojat e moskualifikimit në kompeticionin kryesor të klubeve në Evropë mund të jenë shumë serioze.
“Duke humbur Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, klubi po përballet me një hendek të madh financiar”, raporton Foot Mercato.
Marseille është kualifikuar në Ligën e Kampionëve në tri nga pesë sezonet e fundit.
“Modeli ekonomik i klubit marsejez, i ndërtuar mbi investime të mëdha me të ardhurat e Ligës së Kampionëve si kusht i domosdoshëm për qëndrueshmërinë e tij, sapo është shembur”.
Marseille përballet me një afat deri më 30 qershor dhe me rrezikun e “sanksioneve sportive” dhe madje përjashtimit të mundshëm nga Liga e Evropës ose Liga e Konferencës, në rast se arrin të kualifikohet./Telegrafi/






















































