Lucas Moura është duke kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i gjigantit francez Paris Saint Germain.

Hapësirat e pakta nga trajneri Unay Emery kanë bërë që braziliani të kërkoj largimin nga klubi parisien.

E interesim për të kanë shfaqur shumë skuadra të njohura evropiane, por vetëm kaq.

PSG i ka caktuar çmimin për skuadrat e interesuara për të dhe është 35 milionë euro.

Arsenal, Napoli, Roma, Inter, Manchester United, Nice, Nantes dhe Betis kanë bërë oferta më të vogla se shuma e kërkuar nga PSG.

Kjo ka bërë që skuadra franceze t’i refuzoj ofertat e tyre dhe të pres ende.

Reklama

Gjatë ditës së sotme në klub ka ardhur oferta prej 35 milionë euro por jo nga një skuadër evropiane.

Reklama

Është skuadra kineze Shandong Luneng e cila po e dëshiron transferimin e brazilianit.

Shandong i ka ofruar kontratë katër vjeçare Mouras me pagë vjetore prej 12 milionë euro në stinor.

25-vjeçari ka pranuar transferimin në Kinë dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.

Tek Shandong aktivizohet edhe reprezentuesi italian Graziano Pelle. /Telegrafi/